TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kush i riparon veturat e aksidentuara të Policisë së Kosovës?

 Shpesh në aksidente të komunikacionit përfshihen edhe vetura zyrtare të Policisë së Kosovës. Megjithatë për shpenzimet e riparimeve të tyre përkujdeset vetëm institucioni, ndërkaq zyrtarët policorë janë të obliguar të paguajnë vetëm kundërvajtjet.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
6 0
A A

Në këtë gjendje erdhi kjo veturë e Policisë së Kosovës, të hënën.

Kjo pas një aksidenti në kryeqytet, ku katër persona morën trajtim mjekësor.

Ngjashëm si ky rast, pati edhe të tjera, ku në aksidente u përfshinë veturat zyrtare të këtij institucioni.

Riparimi i tyre bëhet kryesisht nga vetë organizata e sigurisë.

Por, kur janë të obliguar edhe zyrtarët policorë të paguajnë në rast se dalin fajtor?

“Ata nuk duhet të ngarkohen me riparimin e veturës dhe t’a blejnë një veturë të ngjashme nëse është bërë, shkaktuar dëmi, ajo i mbetet organizatës sepse ata kanë qenë në krye të detyrës dhe për atë arsye ka ndodhë edhe ajo fatkeqësi, mirëpo fajësinë e tyre askush nuk e merr dhe nëse shpallen fajtor për një vepër të atillë duhet t’i paguajnë shpenzimet e gjyqit dhe kundërvajtjet ashtu siç e parasheh ligji”, deklaroi ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Ish-drejtori i Policisë thotë se momentin kur policët janë në intervenim, bie poshtë respektimi i shenjave të komunikacionit.

“Vetura e Policisë përderisa është në përdorim të alarmit në të gjitha udhëkryqet, ku rregullohet komunikacioni me shenja të ndriçimit, me semaforë, përparësi kanë veturat qoftë ajo të jetë e Ambulancës, Emergjenca, qoftë e zjarrfikësve, e FSK-së apo e Policisë, ato vetura janë me prioritet dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë duhet me kujdes të skajohen rrugëve dhe t’i japin përparësi atyre dhe jo të ndodhin kjo që ndodhi”, thotë ai.

Edhe nënkoloneli në pension tregon se punonjësit e Policisë janë të liruar nga ndonjë pagesë, në këso raste.

“Nëse zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kryen aksidente dhe ndërkohë është fajtor ai por dëmet materiale nuk janë aq të mëdha atëherë mund t’i mbulojë Policia, kurse ndaj personit zyrtar, policit mund të ndërmerren masa administrative ndaj tij. Gjithashtu edhe rasti tjetër kur kemi të bëjmë me kundërvajtje ose vepër penale, kur zyrtari policor është fajtor ose ka vozitë me automjet tejmase ose jashtë detyrës zyrtare atëherë zyrtari policor është fajtor, përgjigjet për kundërvajtje respektivisht për vepër penale dhe shpenzimet i bart të gjitha ai”, deklaroi nënkoloneli Refki Morina.

Tëvë1 ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në Policinë e Kosovës, por që deri në publikim të kronikës nuk ka pasur përgjigje.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën