TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush i hyri garës për kryeprokuror të Shtetit?

Garës për kryeprokuror të shtetit i kanë hyrë pesë prokurorë të shtetit. Pas përfundimit të afatit për aplikim për këtë post në sistemin prokurorial, kërkohet nga Këshilli Prokurorial që ky proces të jetë transparent dhe meritor.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
3 0
A A

Sulmin terrorist në Banjskë, e hetoi nga fillimi e deri në fund.

Prokurori special, Naim Abazi ngriti aktakuzë ndaj 46 personave, ku ndaj dy prej tyre u shqiptua dënim i përjetshëm.

Abazi, i ka hyrë garës për Kryeprokuror të shtetit.

Pozitën e njëjtë, Prokuror special në Departamentin për hetimin e korrupsionit dhe krimit financiar, e mban edhe Rafet Halimi.

Edhe ky po synon postin më të lartë të Sistemit prokurorial.

Një ndër rastet që ai ka hetuar është i njohur me emrin “Subvencionet.”

Kundërkandidatë, këta do ta kenë një koleg tjetër nga Prokuroria Speciale.

Atdhe Dema, nga Departamenti për hetimin e terrorizmit, ka aplikuar po ashtu për t’u zgjedhur Kryeprokuror i shtetit.

Punën si Prokuror ai e nisi para 12 vitesh, ku hetoi krime të luftës, krim të organizuar e korrupsion.

Në mesin e këtyre rasteve ishin afera e hidrocentraleve, e “53 milionëshi”.

Garës për Kryeprokuror të shtetit i ka hyrë edhe Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këtë pozitë ai kishte aplikuar edhe herën e kaluar, ku e kishte sfiduar në Gjykatë Supreme kushtetshmërinë e procesit, ku Blerim Isufaj u propozua për kryeprokuror të shtetit.

Në listën e kandidatëve, bën pjesë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai fillimisht kishte qenë pjesë e sistemit gjyqësor, njëherë si Gjyqtar në divizionin për kundëvajtje, pastaj në divizionin penal.

Sistemit prokurorial i është bashkuar nga viti 2015, kurse nga viti 2023 ka pozitën që e mban edhe sot.

Afati i aplikimit për Kryeprokuror të shtetit ka përfunduar më 10 qershor.

E tani kërkohet që Këshilli Prokurorial të zhvillojë në mënyrë transparente procesin e përzgjedhjes së kësaj pozite.

“Është e domosdoshme që ta kemi një Kryeprokuror të shtetit, pasi Kosova ka vite që nuk nuk ka Kryeprokuror të shtetit. Dhe çfarë është shumë e rëndësishme është që procesi të jetë meritor, objektiv dhe të jetë transparent. Në të kundërtën është shumë rrezik që mos ta kemi një proces me integritet”, tha Gzim Shala nga IKD.

Këshilli Prokurorial vendosi që të hapet konkurs i ri për Kryeprokuror të shtetit, për çka Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale kishe paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Adminsitrative, duke kërkuar që ky konkurs të pezullohej, por që Gjykata e kishte refuzuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën