TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush e merr ulësen e fundit në KQZ? Përplasje mes LVV-së dhe PDK-së

by teve1
1 javë ago
1
A A
Kush e merr ulësen e fundit në KQZ? Përplasje mes LVV-së dhe PDK-së

Mosemërimi i anëtarit të dhjetë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nxitur kritika nga ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dhe nga shoqëria civile.

Sipas tyre, mosplotësimi i përbërjes së KQZ-së ngre pikëpyetje për respektimin e dispozitave kushtetuese që përcaktojnë përfaqësimin e subjekteve politike në këtë institucion.

Haxhiu, më 31 gusht, përmes një dekreti emëroi nëntë anëtarë të KQZ-së.

Ndërkaq, u tha se për anëtarin e fundit do të ketë vendimmarrje së shpejti, mirëpo pa treguar nëse do të emërohet anëtari i tretë nga Lëvizja Vetëvendosje apo anëtari i dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, vlerëson se me mosdekretimin e anëtarit që, sipas saj, i takon PDK-së, ushtruesja e detyrës së presidentes ka cenuar të drejtën e kësaj partie të përcaktuar me Kushtetutë dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Daka thotë se, nëse Haxhiu vazhdon të mos e dekretojë anëtarin e ri, PDK-ja duhet ta shqyrtojë mundësinë që çështjen ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

“Ushtruesja e detyrës së presidentes nuk e ka kryer detyrën e vet ashtu siç e parasheh Kushtetuta, pasi është dashur që Partisë Demokratike të Kosovës t’i takojë edhe një anëtar. Me këtë, kësaj partie ia ka shkelur një të drejtë që i takon edhe me Kushtetutë dhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme… Nëse zonja Haxhiu edhe më tutje nuk e dekreton një anëtar qoftë për LVV-në apo PDK-në, atëherë ajo nuk po e ushtron detyrën e cila i është dhënë me Kushtetutë. Këtu besoj se duhet të reagojë PDK-ja dhe ta dërgojë këtë çështje ndoshta në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ajo për KosovaPress.

Ndërkohë, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, thotë se, duke u bazuar në përbërjen aktuale të grupeve më të mëdha parlamentare shqiptare pas zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-së duhet t’i takojnë dy anëtarë, PDK-së dy, ndërsa nga një anëtar LDK-së dhe Aleancës.

“Zonja Haxhiu, si ushtruese e detyrës së presidentes, do të duhej të zbatonte Kushtetutën e Kosovës. Në nenin 139 të Kushtetutës, ku thuhet se gjashtë grupet më të mëdha parlamentare duhet të kenë nga një anëtar në KQZ. Meqenëse ka katër grupe më të mëdha parlamentare që janë shqiptare, atëherë dihet edhe nga formulimi kushtetues dhe praktika përbërja e KQZ-së. Në këtë drejtim, zonja Haxhiu do të duhej që LVV-së t’i takonin dy anëtarë në KQZ, dy anëtarë PDK-së, një LDK-së dhe një Aleancës. Kjo është përbërja kushtetuese nga partitë shqiptare. Ndërkohë, nga komunitetet nuk ka pasur ndonjë problem”, potencon ai.

Ndërkohë, në LVV potencuan se anëtari i tretë në KQZ i takon atyre.

“Kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për anëtarin e tretë, për këtë do të vendosë ushtruesja e presidentes”, tha anëtari i LVV-së, Hysen Durmishi, pas dekretimit si anëtar i KQZ-së.

E, nga Partia Demokratike e Kosovës nuk pranuan që të flasin të hënën për këtë çështje.

Edhe në përbërjen e kaluar, KQZ-ja ka funksionuar me nëntë anëtarë politikë dhe anëtarin e dhjetë, kryesuesin, Kreshnik Radoniqi.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar sot anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Betimin e kanë dhënë: Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Fetahu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Stefan Filipovic nga Lista Serbe, Yildiray Bayrami nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Abedin Neziraj nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën