TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

by teve1
4 ditë ago
1
A A
Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të hapë punimet e sesionit të 81-të më 8 shtator.

Përfaqësues politikë nga të gjithë bota do të mblidhen në Nju Jork, ku mes tyre pritet të ketë edhe nga Kosova.

Nga Qeveria e Kosovës nuk treguan për KosovaPress nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të udhëtojë në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën.

Megjithatë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë nevojën që Kosova të përfaqësohet nga institucione të formuara dhe me mandat të plotë.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se për Kosovën është veçanërisht e rëndësishme të ketë përfaqësues me legjitimitet të plotë, duke pasur parasysh edhe faktin se vendi nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, porse takimet mund të mbahen në margjina të Asamblesë.

Sipas tij, përfaqësimi nga ushtrues detyre i institucioneve kryesore, mund ta dobësojë pozitën e Kosovës në takimet ndërkombëtare.

“E para është që Kosova nuk është shtet anëtar i OKB-së, pra gjithmonë kredencialet tona ndërkombëtare këtu janë jashtëzakonisht shumë të limituara. E dyta, normalisht që është shumë e preferueshme që ta kemi një kryeministër fuqiplotë dhe legjitim. Po ashtu mund të shkojë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, por këta janë krejt me u.d. Kjo e deformon përfaqësimin e Kosovës atje. Pavarësisht që ne kemi dëshira të mëdha, por duhet të jemi praktikë dhe ligjorë. Pra, në këtë formë, kryeministri Kurti duhet të shkojë, kryeministri në detyrë apo deputeti, tash është bërë problem me ia definu edhe rolin. Ai duhet të shkojë, por duhet kuptuar që kryeministri negocion marrëveshje ndërkombëtare. Dhe ai si mund t’i nënshkruajë ato kur nuk e kemi ende as Kuvendin, pra ratifikimi i tyre? Pra, shtetet nuk të marrin për bazë, as nuk ulen me diskutu për çështje serioze, sepse e dinë a priori që ti nuk je i aftë këto marrëveshje, po themi në thonjëza kushtimisht, t’i ratifikosh. Dhe kjo e bën jashtëzakonisht shumë të zbehtë rolin e tij atje”, deklaron ai.

Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Kjo situatë, sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, mund të paraqesë problem edhe për mënyrën se si vendi përfaqësohet në arenën ndërkombëtare.

Canaj vlerëson se përfaqësimi i Kosovës në një forum si Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nga persona që ushtrojnë detyrën dhe në mungesë të një Kuvendi funksional, e dobëson legjitimitetin institucional të vendit.

“Ne nuk kemi asnjë përfaqësues legjitim në qoftë se i shohim ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Zoti Kurti e di se shtetet serioze nuk takojnë njerëz që nuk janë legjitim… Përfaqësimi në Këshill të Sigurimit ne e dimë që është domosdo. Nuk është që ky do të jetë i ftuar për shkak të ndonjë marrëveshje bilaterale atje. Ne e kemi vërejtur ku jemi dhe nuk e di pse pyetet çfarë dëmi do t’i sjellë kur ne e dimë dëmin, pasi po e përjetojmë çdo ditë. Me vetë faktin që po e shohim që askush s’po na bën hesap, dëmi veçse është këtu. Tash, nëse ne presim që bashkësia ndërkombëtare të vijë këtu dhe të na rrahë neve për ta parë dëmin, ajo nuk do të ndodhë kurrë. Me faktin që Kosova është e izoluar dhe nuk ekziston në radarin e një shteti, atëherë dëm më të madh nuk mund të bëhet”, thekson ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në të njëjtën cilësi kishte udhëtuar edhe vitin e kaluar në SHBA, ku kishte zhvilluar një sërë takimesh bilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Krahas Kurtit, prezent ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën