TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari thotë se biseda me Radoiçiq është e fabrikuar, opozita e vlerëson të rrezikshme

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Kusari thotë se biseda me Radoiçiq është e fabrikuar, opozita e vlerëson të rrezikshme

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila ka mohuar se në publikimin e audi-incizimit me Millan Radojiçiq, ka biseduar për votimin e ligjit për Pagën Minimale. Por ndryshe mendojnë partitë opozitare, PDK dhe AAK. Sipas tyre, është cenuar siguria nacionale.

Përgjimi i një bisede të kryetares së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila me kryeterroristin, Milan Radojiçiq ishte kryetemë në Kuvend.

Para fillimit të seancës, përfaqësues të opozitës kritikuan ashpër partinë në pushtet.

“ Na u është cenuar siguria kombëtare, pra ne nuk e dimë se cilat janë çështjet të cilat i ka shty Millani të tjerat, cilat janë çështjet që Mimoza i ka shty bashkë me ta prandaj mendoj se mbi këto çështje duhet me hedh dritë ju e dini që Mimoza Kusari Lila ka pas deklarata krejt ndryshe edhe në të kaluarën deri sa kanë dalë fakte të reja”, tha Abelard Tahiri nga PDK.

“ Dy të vërteta vetëm se dihen, në parlamentin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe pra kanë votuar bashkë, ligjin për Pagën Minimale pra e kanë bashkuar votën për mos me i përfshi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… Poashtu një e vërtetë tjetër është se për këtë votë shefja e grupit parlamentar të VV-së pra të spihuni kryeministrit spiun të Serbisë e ka bashkuar votën dhe ka bërë bisedë mbrapa shpinës së Kosovës”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Por këto akuza i kundërshtoi vet Mimoza Kusari-Lila.

“Asnjë komunikim nuk ka qenë me Listën Serbe për ligjin për Pagën Minimale, rrjedhimisht incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara për të cilat unë sot kam qenë në policinë e Kosovës dhe Prokurori dhe për to do të vazhdoi rasti i cili i bashkëngjitet rastit të vitit të kaluar kam dorëzuar kallëzim penal për ish-deputetin, Sllavko Simiq”, tha Kusari-Lila.

Megjithatë se ka folur me Millan Radojiciq, Kusari-Lila e pranoi por që sipas saj, biseda është bërë në gjuhën shqipe.

Tags: biseda me RadoiçiqKusari LilaOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën