TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kusari mohon se bisedoi me Radojçiqin, me Simiqin thotë se foli për votimin e ligjeve

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kusari-Lila: Konferenca e Abazit ishte skandaloze

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale për një komunikim me Igor Simiqin dhe Milan Radojçiqin e Listës Serbe.

Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcje3llë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

“Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës. Për të njëjtin, tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”./EO

Tags: bisedaMimoza Kusari - LilaRadojqiqSimiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia dhe ATK-ja zhvillojnë aksion inspektimi në 21 auto parkingje në Prizren

KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje

KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet një person në Vushtrri

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet një person në Vushtrri

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Tentoi t’i shmanget policisë, arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut

Milot Rashica largohet nga Beshiktashi, drejt kampionatit rus

Milot Rashica largohet nga Beshiktashi, drejt kampionatit rus

Policia dhe ATK-ja zhvillojnë aksion inspektimi në 21 auto parkingje në Prizren

‘Zbulimi’ i Botërorit, Gonzalo Garcia, zgjat kontratën me Real Madridin deri në 2030

‘Zbulimi’ i Botërorit, Gonzalo Garcia, zgjat kontratën me Real Madridin deri në 2030

KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje

KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje

7 palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Gaza

7 palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Rodri i dëmtuar, mund të humbasë fillimin e sezonit të Manchester Cityt

Rodri i dëmtuar, mund të humbasë fillimin e sezonit të Manchester Cityt

Ish-kapitenia e Kosovës, tani me detyrë të re, bëhet trajnere te Dardania në Basel

Ish-kapitenia e Kosovës, tani me detyrë të re, bëhet trajnere te Dardania në Basel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X