TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila thotë se e ka mbështetjen e plotë të LVV-së: Përgjimet u publikuan për të na përçarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kusari: Asociacioni siç e kërkon Serbia paraqet problem për gjeneratat e ardhshme

Shefja e deputetëve të LVV-së. Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për KP flet për audio-incizimet, ku dëgjohet ajo duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, kontestimin në Gjykatën Kushtetuese të seancës së “dajakut” më 13 korrik dhe kërcënimet e veteranëve se nuk do t’i lejojnë të hyjnë në Kuvend në shtator, pas përjashtimit të tyre nga paga minimale.

Krahas kësaj, Kusari-Lila është e bindur se s’ka asnjë bazë për kthimin në pikën zero të seancës së 13 korrikut, kur u miratua edhe rritja e pagës minimale.

Duke folur për audio-incizimet, Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq.

Ajo thotë se qëllimi ka për të shkaktuar përçarje brenda koalicionit qeverisës, por thekson se ka marrë mbështetje të plotë nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e LVV-së.

“Efekti që është bërë është më shumë linçues dhe denigrues ndaj personalitetit tim. Përmes të cilit mundohet të dëmtohet qeveria dhe pozita, të shkaktohen qarje dhe të arrihet tek një rezultat që ata assesi nuk po munden me arrit me numra në Kuvend. Ndërsa kanë arritur efektin e kundërt, siç e keni parë pas ngjarjeve dhe eskalimit në Kuvendin e Kosovës dy javë më parë, opozita ka qenë me një sjellje e cila tentoi të ndalëp unën normale të Kuvendit…Për mua ka qenë një mbështetje jo vetëm morale dhe politike nga grupi parlamentar që e vlerësoj pafundësisht. Kanë qenë aq mbështetës dhe aq përkrahës në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Në këtë rast edhe komplet subjekti Lëvizja Vetëvendosje saqë me të vërtet dua të them se aty e kam pa edhe motivin dhe bashkëpunimin e tyre në gjithë këto vite, në përplasjet e shumta që kanë ekzistuar politikisht, ndërmjet po të njëjtave forcave politike. Kam bindjen se ajo çka është synuar të bëhet në logjikën se zinxhiri është i fortë sa është hallka më e dobët e tij, të sulmojnë udhëheqësen e grupit parlamentar në pamundësi me arrit çfarëdo rezultati tjetër në Kuvend apo manovrimi tjetër që ata mund të bënin ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurtit”, thotë Kusari-Lila.

Megjithëse, Kuvendi ka shkuar në pushim deri në javën e dytë të muajit shtator, Kusari-Lila paralajmëron veteranët e UÇK-së se nuk mund t’i ndalojnë deputetët të hyjnë në Kuvend, pavarësisht arsyeve që mund t’i kenë.

Sipas saj, po punojnë që deri kur fillon sesioni vjeshtor i Kuvendit të gjejnë një zgjidhje me veteranët, pas kundërshtimeve të tyre për anashkalim nga rritja e pagës minimale.

“Ky Kuvend përfaqëson vullnetin e popullit, përfaqësuesit e saj janë brenda. Prandaj, natyrisht nuk mund të ndalohet ushtrimi i detyrës së funksionet të përfaqësuesve të popullit, të cilët janë skajshmërish të interesuar që të bëhet një zgjidhje. Është një situatë komplekse në raport me procesin e identifikimit të atyre që janë paraqitur dhe janë të paraqitur në lista. Për këtë proces e kemi edhe ndërhyrjen e drejtësisë që ka ndodhur prej kohës së ish-Qeverisë Haradinaj. Andaj, ky është një proces që duhet të ketë një zgjidhje të ndërmjetme deri në situatën kur të ketë një verdikt final nga organet e drejtësisë”, përfundon Kusari-Lila.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën