TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kusari-Lila: Së pari të zgjedhet presidenti, e më pas të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
​Kusari-Lila: Së pari të zgjedhet presidenti, e më pas të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara

Mimoza Kusari- Lila, kryetarja e Alternativës, partisë që është pjesë e koalicionit fitues Vetëvendosje, po apelon që partitë fillimisht të merren vesh për një emër koncensual për president, e më pas të procedohet ndryshimi I Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ministrja aktuale e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, insiston që kjo të ndodh para 6 tetorit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja .

Domethënë ne duhet të kemi parasysh që në nguti dhe në këtë sistemin ndërlidhje të këtyre afateve që po duken natyrshëm të ndërlidhura, por që është shumë e rëndësishme, një gjë ta kemi të përbashkët. Dhe emëruesi i përbashkët duhet të jetë që të evitohen zgjedhjet. Si evitohen zgjedhjet? Që vendi duhet të ketë një president deri më 6 tetor. Për të pasur vendi një president deri më 6 tetor, e para dhe më e rëndësishmja është që partitë të kenë një konsensus për një kandidat konsensual dhe pastaj të gjitha bashkë në punën e përbashkët të kujdesshme, të rëndësishme për ligjin për Dhomat e Specializuara, në mbështetjen e ekipit… për ekipeve mbrojtëse për apelin”, tha ajo.

Ajo tha se lënda për krerët e UÇK-së duhet të dorëzohet sa më shpejtë, meqë afatet janë shumë të shkurta.

”Mos të harrojmë afati për të apeluar aktgjykimin e tmerrshëm të Dhomave të Specializuara të Hagës është 30 ditë pas prezantimit apo publikimit, në fakt ende s’është publikuar në tërësi, por vetëm njoftimi për verdiktin. Dhe 30-ditëshi përkundrejt 6 tetorit që është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, 30-ditëshi për dorëzimin e apelit është 16 tetori, pas të cilit janë edhe 60 ditë të tjera për t’u targetuar në tërësi lënda e prezantuar, që i bie mbas 10 dhjetorit”, tha Kusari-Lila.

Sa i përket takimeve të partive për presidentin, ministrja potencoi se ka vullnet për arritjen e një koncensusi, si mundësi e vetme për zgjedhje e të parit të vendit, para 6 tetorit.

“Vullneti ka qenë, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, përveçse me takime me vendime të përbashkëta nuk ka zgjidhje tjetër. Domethënë nuk ka mundësi tjetër të arritjes së pajtueshmërisë përveçse në takime të përbashkëta në mes të liderëve politikë. Dhe prandaj edhe kjo periudhë kohore është shumë e rëndësishme. Nëse asgjë tjetër, deri më 6 duhet të ketë dakordim për presidentin, dakordim për vendimet dhe hapat e radhës për miratimin e projektligjit dhe natyrisht edhe koordinimin për asistencën për ekipet mbrojtëse në Hagë”, theksoi ajo.

Tags: ceshtja e presidentitish-kreret e UÇK-sëKusari Lilaligji per Dhomat e SpecializuaraTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: “Prej vitesh nuk më lejohet”

Protesta e djeshme në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Zhegrova e Hoxha lirohen nga grumbullimi i Kosovës

Zhegrova e Hoxha lirohen nga grumbullimi i Kosovës

Ardian Krasniqi e nokauton kundërshtarin në raundin e tretë, 14 meçe – 14 fitore

Ardian Krasniqi e nokauton kundërshtarin në raundin e tretë, 14 meçe – 14 fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën