TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila pret në takim delegacionin e Bangladeshit, synohet thellimin e bashkëpunimit ekonomik

by teve1
4 javë ago
1
A A
Kusari-Lila pret në takim delegacionin e Bangladeshit, synohet thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, priti sot në takim një delegacion nga Bangladeshi, të kryesuar nga Ambasadori Md. Nazrul Islam dhe S.M. Mahbubul Alam, të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Lulzim Pllana.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, si dhe për mundësitë konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë me potencial të lartë, veçanërisht në industrinë farmaceutike, bioteknologji dhe teknologjinë informative.

Një fokus i veçantë iu kushtua krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim biznes me biznes, përfshirë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Dhomës së Tregtisë së Dakës (DCC).

Po ashtu, u diskutua mundësia që kompanitë nga Bangladeshi të hapin linja prodhuese në Kosovë dhe ta shfrytëzojnë vendin si pikë për zgjerim drejt tregjeve evropiane.

Kusari-Lila theksoi se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime, falë afërsisë me tregun e Bashkimit Evropian, politikave fiskale, fuqisë punëtore konkurruese dhe mundësive për qasje në tregjet evropiane përmes CEFTA-s dhe EFTA-s.

Në takim u diskutua gjithashtu për nisjen e procesit për një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit.

Një marrëveshje e tillë do të mund të krijonte mundësi të reja për rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve dhe forcimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Takimi u zhvillua në frymën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimit të hapave konkretë për të afruar komunitetet e biznesit të Kosovës dhe Bangladeshit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën