TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kusari-Lila për situatën në veri: Vuçiq kërkon të zhvendosë vëmendjen nga plani franko-gjerman

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
VV kërkon të mos kompensohen deputetët për derivate

Ajo thotë për KosovaPress se me tensionet në katër komunat veriore, Serbia haptazi po shpërfaq ambiciet territoriale ndaj Kosovës, madje edhe përmes një konflikti tjetër të mundshëm.

“(Zhvillimet në veri) Lojë e Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit evropian, apo franko-gjerman, për një marrëveshje finale. Mungesa e guximit të ballafaqohet me atë që është pashmangshëm që do të vijën, qoftë për të apo kushdo tjetër që është në krye të Serbisë, njohja e Kosovës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje finale për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve. Ai ka gjetur mundësinë që të tërheqë auditin e fundit që e ka në Kosovës përmes manipulimit, gjegjësisht prezencës përmes bandave në katër komunat veriore… 12 Është shumë e rëndësishme që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore, por pa amnisti për ata që shkaktuan këtë situatë”, thotë ajo.

Rrethanat e fundit në veri, sipas Kusari-Lilës, ia kanë hequr edhe maskën e fundit Vuçiqit karshi BE-së dhe ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dialog me Kosovën.

“Pretendimet territoriale dhe synimet për konflikt tjetër të mundshëm të Aleksandër Vuçiqit për Kosovën. Tash edhe zyrtarisht ata kanë deklaruar dhe konfirmuar se do të kërkojnë të sjellin trupat e tyre në Kosovë, duke ditur se tashmë në dekadën e fundit kanë afruar baza ushtarake afër kufirit me Kosovën. Ka pasur vazhdimisht patrullime, deri tek edhe paraqitja e ambasadorit rus në kufi me Kosovën. Kjo nuk është se nuk është ditur apo parë, por nuk është thënë publikisht. Tash këto rrethanat e fundit kanë hequr edhe maskën e fundit të Vuqiq karshi BE-së, ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dëm të Kosovës, madje edhe komunitetit serb në Kosovë”, shton Kusari-Lila.

Ajo thekson se plani franko-gjerman për dialogun synon normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Më e rëndësishmja është që synohet normalizim i plotë i raporteve që të hiqen të gjitha pengesat aktuale që janë për Kosovën në rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar. Njohjen nga vendet jo njohëse dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, thotë ajo.

Sa i përket kërkesave të vazhdueshme të aleatëve ndërkombëtarë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kusari-Lila thotë se për këtë temë duhet trajtim i mirëfilltë dhe përmbajtjesor.

“Këtu duhet të kemi një trajtim të mirëfilltë dhe përmbajtjesor. Në vazhdimësi me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe përfaqësues të tjerë kur kemi diskutuar këtë kërkesë, kemi thënë se më shumë se sa të diskutohet për një formë siç po diskutohet për asociacionin, sikur të ishte diçka abstrakte. Më mirë është të diskutohet mbi përmbajtjen e saj… Në situatën aktuale, ajo çka është e rëndësishme se ato të drejtat që ia kanë t’i shfrytëzojnë. Gjegjësisht të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën institucionale dhe politike, gradualisht të fokusohemi aty se si mbi vlerat e përbashkëta dhe shtetin multietnik të avancojmë vendin. Jo mbi krijimin e mekanizmave që do të tregojnë monoetnicitet siç është rasti me vet emërtimin asociacioni i komunave serbe”, përfundon ajo.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd deklaroi se duhet të fillohet të bisedohet për çështjen e asociacionit, ndërsa u shpreh kategorik kundër kërkesës së Serbisë për dërgimin e trupave policore e ushtarake në veri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si u dogj ekskavatori që po i rrënonte objektet pa leje në Mitrovicë? – Faton Peci ka një mesazh

Si u dogj ekskavatori që po i rrënonte objektet pa leje në Mitrovicë? – Faton Peci ka një mesazh

ZKA nis auditimin e furnizimit me barna nga MSH-ja dhe disa komuna

ZKA nis auditimin e furnizimit me barna nga MSH-ja dhe disa komuna

Si erdhi deri të shembja e fasadës së ndërtesës në Fushë Kosovë?

Si erdhi deri të shembja e fasadës së ndërtesës në Fushë Kosovë?

Partive u kërkohet të marrin masa ndaj kandidatëve që manipuluan votat

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

Pse u bllokuan dhe si dolën minatorët nga miniera e Stan Tërgut?

Pse u bllokuan dhe si dolën minatorët nga miniera e Stan Tërgut?

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandatin në mbledhjen konstituive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën