TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave dëshmi e gjenocidit të Serbisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se vrasja e fëmijëve, foshnjave, pleqve dhe plakave, e grave e civilëve të pambrojtur është dëshmi e gjenocidit nga ana e Serbisë e cila u përpoq ta shfarosë popullin e Kosovës.

Ai këto deklarime i bëri pas homazheve te varrezat e të vrarëve nga familja Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, në përkujtim të 25-vjetorit të masakrës nga forcat e armatosura serbe.

“Vrasja e fëmijëve edhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave e civilëve të pambrojtur në shtëpitë e tyre, dhe më pastaj djegia e kufomave është dëshmi e gjenocidit të Serbisë që u përpoq ta shfarosë popullin tonë”, tha Kurti thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Teksa shprehu mirënjohjen e tij për forcën e familjeve, kryeministri Kurti theksoi se duhet të adresohen me urgjencë krimet e kryera gjatë luftës përderisa dëshmitë dhe dëshmitarët janë të gjallë. Ai tha se plagët po vazhdojnë ende të kullojnë përderisa nuk ka drejtësi.

“Ekzekutorët janë me dhjetëra, janë me qindra edhe ata do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Fillimisht në vitin 2019, e më pastaj edhe në vitin 2022 me Kodin e Procedurës Penale dhe plotësim-ndryshimin ne e kemi mundësuar që kriminelët të përndjeken, të gjykohen, të dënohen edhe në mungesë”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se është jetike që përderisa jaë dëshmitë dhë dëshmitarët gjallë të adresohen krimet e luftës.

“Andaj, është jetike që përderisa i kemi dëshmitë dhe dëshmitarët të gjallë, që me urgjencë të adresohen krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë në mënyrë që plagët të mbyllen me drejtësi. Përderisa nuk ka drejtësi edhe plagët vazhdojnë të kullojnë. Nga ne e keni gjithë solidaritetin institucional e njerëzor, e qytetar, e kombëtar dhe juve ju faleminderit. Shprehim mirënjohjen e thellë si dhe përkulemi para sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Të gjithë atyre u qoftë lavdi!”, tha Kurti.

Më tej, ai theksoi se ishin sot aty për të treguar solidaritetin institucional e kombëtar, qytetar e njerëzor me familjet, dhe për të nderuar sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve të kombit të Kosovës.

Bashkë me Kryemimistrin Kurti ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe Agon Batusha, si dhe zyrtarë të nivelit qendror e lokal, dhe familjarë të të vrarëve.

Kryeministri Kurti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule edhe te varret e të vrarëve nga familjet Bardoniqi, Dulatahu e Gerqari.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve në Kosovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Kaçanik, u ofroi ryshfet policëve për t’i shpëtuar gjobës

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi babanë dhe vëllain

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dy tërmete goditën Elbasanin në orët e para të mëngjesit, ja sa ishin magnitudat

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve në Kosovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Kaçanik, u ofroi ryshfet policëve për t’i shpëtuar gjobës

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi babanë dhe vëllain

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën