TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti viziton IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Kurti viziton IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka vizituar Institutin për Mjekësi Ligjore (IML), ku janë bartur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas Kurtit, mbetjet mortore janë gjetur në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin Potokut. Një muaj pas fillimit të gërmimeve, procesi ka kaluar në fazën e ekzaminimeve dhe procedurave profesionale për identifikimin dhe dokumentimin e tyre.

Kurti ka bërë të ditur se deri më tani katër mostra të ADN-së, që u përkasin mbetjeve mortore të gjetura në Jabukë, janë dërguar për analizë në Hagë.

“Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë, përveçse i jep fund pritjes së familjeve, me ankth e vuajtje, i hap rrugë kërkimit të drejtësisë”, ka theksuar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se që nga përfundimi i luftës janë kryer rreth 2,700 gërmime, ndërsa vetëm gjatë këtij viti, në 17 lokacione, janë gjetur gjithsej 30 mbetje mortore.

Gjatë vizitës, Kurti ka folur edhe për investimet në modernizimin e Institutit për Mjekësi Ligjore. Sipas tij, mbi 814 mijë euro janë investuar në infrastrukturën e institutit, duke rritur sigurinë dhe funksionalitetin e objektit dhe duke krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve mjeko-ligjore.

Në kuadër të këtyre investimeve janë rehabilituar dhe modernizuar salla e autopsisë, laboratorët e toksikologjisë, histopatologjisë dhe antropologjisë, si dhe është krijuar një arkiv

Tags: albin kurtiIMLmonstratpersonat e zhdukurTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për fajde në Prizren dhe një tjetri për manipulim

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për fajde në Prizren dhe një tjetri për manipulim

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, mbahen një varg aktivitetesh

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, mbahen një varg aktivitetesh

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet 13-vjeçari i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dërguan në polici

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i fton sërish në dialog

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Mot sot në Kosovë, kryesisht i vranët

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën