TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kurti viziton Hendikos-in, premton mbështetje dhe qasje të barabartë

nga tëvë1
2 Dhjetor, 2022
0
A A
​Kurti viziton Hendikos-in, premton mbështetje dhe qasje të barabartë

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se Qeveria e ka shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që nga ky vit çdo vit të jetë më i mirë sa i përket qasjes së barabartë dhe mundësive për të gjithë.

Ai ka përmendur edhe nismat ligjore dhe mbështetjen financiare të Qeverisë për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të ndihmojnë dhe lehtësojnë jetën e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë.

“Zyra e Kryeministrit, Qeveria e Republikës do ta ketë gjithmonë derën të hapur dhe linjën e hapur edhe për interesimin tuaj, por edhe për çdo thirrje me të cilën ju do të na drejtoheni për problemet të cilat i keni, qofshin ato të përgjithshme apo të veçanta”, tha kryeministri Kurti.

Ndërsa, drejtori i HENDIKOS-it, Afrim Maliqi teksa tha se ka disa të arritura gjatë këtij viti ai shpalosi edhe disa nga sfidat kryesore që mbesin për komunitet në shoqërinë tonë.

Maliqi tha se vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa 88% janë jashtë sistemit.

“Ka të arritura, ka progres e kemi mirëpritur shumë vendimin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, e kemi mirëpritur shumë rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara….08’14Vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa mbesin 88% jashtë sistemit arsimor, kjo ka arsye të shumta duke filluar nga shëndeti, shërbimet e duhura shëndetësore që ende nuk ofrohen në vendin tonë për lloje, diagnostikim dhe çështje tjera që duhet bëjnë ku detyrohen të kërkojnë edhe jashtë vendit, këtu hynë edhe themelimi i njësisë spinale që nuk është bërë ende në këtë vit, mbetet sfidë qasja e cila ende mohon lëvizjen e lirë të qytetarëve me aftësi të kufizuara”, u shpreh Maliqi./teve1.info/.

Kryeministri Kurti gjatë takimit ka shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta që ishin të pranishëm.

Fjalimi i plotë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Mirëdita të gjithëve,Unë ju falënderoj nga zemra të gjithëve për këtë pritje kaq të ngrohtë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar. Ne e kemi shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara, por nuk e kemi shpallur këtë vit të tillë që viti tjetër të jetë më i dobët për nga mbështetja po përkundrazi e kemi shpallur këtë vit, vit të personave me aftësi të kufizuara, që nga ky vit çdo vit të jetë më i mirë sa i përket qasjes së barabartë dhe mundësive për të gjithë juve. Me këtë rast, vlen të ceket se Projektligji për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar, është në kabinetin e ministrit Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit dhe është në shqyrtim dhe për çdo zhvillim ne do t’ju mbajmë të informuar dhe jemi të interesuar që të ecim sa më shpejtë”.

“Tjetra ne e kemi iniciuar si Kryeministri procesin e Amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht Neni 22. Pra, një e drejtë e cila është ndërkombëtarisht e njohur të normohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke bërë amandamentimin e saj. Mandej, një ndër arritjet është edhe për personat e verbër, inicimi i  procesit për krijimin e Sintezës Vokale në Gjuhën Shqipe, duke mundësuar kështu që personat e verbër të mund të shfrytëzojnë tekstet digjitale sipas nenit 11 të Ligjit për të Verbër, e keni parasysh që librat duhet t’i bëjmë audiolibra, jo vetëm të shkruar në mënyrë që ata të cilët janë të verbër të kenë mundësi që të kenë qasje te të gjithë librat edhe pse nuk mund të shohin”.

“Tjetra, është që me kërkesë të Shoqatës së të Verbërve në Kosovë, me qëllim të lehtësimit të qasjes Zyra e Kryeministrit ka ndarë mjetet për sigurimin e Printerit në Shkrimin Braille, ku do të ju mundësohet qasja në secilindo dokument brenda Zyrës së Kryeministrit për personat e verbër që duhet ta kenë pra çdo tekst edhe në shkrimin Braille. Mandej pjesëmarrja e Personave me Aftësi të Kufizuara në lojërat Paralimpike, kemi mbështetur si qeveri programet trajnuese për sportistë, me ç ‘rast i kemi ndarë 100.000 euro  mbështetje vjetore, pra për çdo vit, për Komitetin Paralimpik, i cili na ka bërë edhe pjesë të organizatës ndërkombëtare të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik dhe 40 mijë euro të tjera për Federatën e Sportit për të Verbër”.

“Në mbledhjen e 106 të Qeverisë të cilën e kemi mbajtur me 9 nëntor është aprovuar Udhëzimi Administrativ për caktimin e Listës, Llojeve dhe Pajisjeve Ndihmesë që ofrohen falas për  Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim. Dhe në kuadër të Kalendarit të Aktiviteteve për vitin 2022, MASHTI, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i ka punësuar 100 asistent në shkolla në të gjithë vendin për fëmijë me nevoja të veçanta dhe kemi ndarë buxhet tash për 500 sosh për vitin 2023. Pra e kemi pesëfishuar numrin e asistentëve numrin e asistentëve për personat me aftësi të kufizuara. Sepse është e rëndësishme që personat me aftësi të kufizuara, personat me nevoja të veçanta, të jenë qytetarë që marrin shërbime sa më cilësore e profesionale dhe nuk janë vetëm barrë e prindërve ose e familjarëve, por e gjithë shoqërisë tonë”.

“Kemi ndarë bursa për 13 studentë me aftësi të kufizuara dhe po e zbatojmë Masën 1.6 Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta. Ne e dimë që shteti duhet t’u ndihmojë më së shumti ata që i kanë nevojat më të mëdha dhe së pari aty ku kemi gjëra urgjente. Prandaj, edhe kategoria Komuniteti i Personave me aftësi të kufizuara, do të jetë gjithmonë në fokus të qeverisë sonë dhe unë ju falënderoj shumë për bashkëpunimin, për vëmendjen e për durimin tuja. Zyra e Kryeministrit, Qeveria e Republikës do ta ketë gjithmonë derën të hapur dhe linjën e hapur edhe për interesimin tuaj, por edhe për çdo thirrje me të cilën ju do të na drejtoheni për problemet të cilat i keni, qofshin ato të përgjithshme apo të veçanta. Ju faleminderit edhe njëherë të gjithëve”, fjalimi i plotë i Kurtit”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë – situata nuk është e qartë

Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë – situata nuk është e qartë

Krasniqi e quajti ‘pazarxhi’ e ‘njeri të ligë’, Berisha i përgjigjet: Gjuhë rrugësh, s’i takon një ministri

Krasniqi e quajti ‘pazarxhi’ e ‘njeri të ligë’, Berisha i përgjigjet: Gjuhë rrugësh, s’i takon një ministri

PLE kërkon përfshirjen e programit 11-pikësh në Qeveri – Berisha zbulon bisedimet me Kurtin

PLE kërkon përfshirjen e programit 11-pikësh në Qeveri – Berisha zbulon bisedimet me Kurtin

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë – situata nuk është e qartë

Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë – situata nuk është e qartë

Krasniqi e quajti ‘pazarxhi’ e ‘njeri të ligë’, Berisha i përgjigjet: Gjuhë rrugësh, s’i takon një ministri

Krasniqi e quajti ‘pazarxhi’ e ‘njeri të ligë’, Berisha i përgjigjet: Gjuhë rrugësh, s’i takon një ministri

PLE kërkon përfshirjen e programit 11-pikësh në Qeveri – Berisha zbulon bisedimet me Kurtin

PLE kërkon përfshirjen e programit 11-pikësh në Qeveri – Berisha zbulon bisedimet me Kurtin

Erdogan: Derisa KFOR-i turk është në veriun e Kosovës, aty s’do të ketë asnjë problem

Erdogan: Derisa KFOR-i turk është në veriun e Kosovës, aty s’do të ketë asnjë problem

“Këndi i debatit” – 25.06.2025

“Këndi i debatit” – 25.06.2025

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Drita kompleton transferimin e Vesel Limajt nga Malisheva

Drita kompleton transferimin e Vesel Limajt nga Malisheva

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X