TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Kurti: Vetëvendosje synon rritje deri në 60% dhe fitore të re në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, pasi u nominua kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kurti tha se përmbushja e misionit politik të Lëvizjes Vetëvendosje është detyrim historik ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Është një detyrim historik ky që kam ndaj jush, është një detyrim që ne e kemi ndaj gjithë kombit shqiptar dhe ndaj Republikës sonë. Këtë detyrë do ta përmbushim e s’na ndal dot askush, sepse sytë, veshët, mendjen, zemrën i kemi të përqendruar te qëllimi ynë më sublim: përparimi i kombit tonë. Pa mbështetjen tuaj të qëndrueshme dhe masive nga çdo fshat e nga çdo qytet, nga çdo lagje e nga çdo familje, nga brenda vendit e nga diaspora, ne nuk do të mundeshim t’i kapërcenim vështirësitë e mëdha shoqërore e historike të cilat na janë shfaqur në të shkuarën tonë. Por me ndihmën tuaj, me bashkëpunim, me bashkëveprim të sinqertë me të gjithë ju, me sakrificë e me punë pa u dorëzuar asnjëherë, jam i sigurt se ne do të tejkalojmë çdo pengesë e çdo sfidë”, tha ai.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje po hyn në një tjetër fushatë zgjedhore e papërkulur përballë kundërshtarëve politikë.

“Jemi në një tjetër fushatë, në prag të saj formalisht, në një tjetër ballafaqim me të kaluarën apo përfaqësitë e saj që nuk do të vdesin kurrë siç duket pa u përpjekur edhe një herë të na marrin frymën. Por ja që ne jemi këtu të pathyer, më të fortë se kurrë, me duar të pastra e me ballëhapur”, u shpreh Kurti.

Duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti tha se Vetëvendosje synon rritje të mëtejshme elektorale pas rezultateve të fundit zgjedhore.

“Jemi sot saktësisht 29 ditë larg 7 qershorit, pra nesër katër javë janë zgjedhjet e reja e të jashtëzakonshme, të cilat vijnë më pak se pesë muaj pas zgjedhjeve të kaluara ku ne shënuam 51% të votave. E ato vinin dhjetë muaj pas zgjedhjeve ku ne fituam 42% të votave. Prej shkurtit deri në dhjetor, pra në vitin e kaluar, u rritëm për 9%. E nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor, atëherë vërtet mund të prekim 60%”, thotë ai.

Ai theksoi gjithashtu se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë të domosdoshme sipas tij, duke aluduar në ndikime të opozitës në krijimin e situatës politike.

“Me gjithë këtë, unë jam i mendimit që si shtet e si shoqëri, si institucione e sistem që duhet të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe efikase, ne nuk kishim nevojë për zgjedhje të tjera të reja kaq shpejt. Duket sikur dikush, mbase ndonjë strateg që rri nga hija e që drejton nga prapaskenat veprimet e opozitarëve, po mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për opozitën, por jo për popullin e për shtetin”, shtoi Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiKëshilli i Përgjithshëm i partisëLVVTeve 1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha nga Prishtina: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha nga Prishtina: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë

​Gashi: LDK-ja synon ta udhëheqë vendin pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Gjini nga Mitrovica: Bizneset do të kenë mbështetje konkrete dhe stabilitet ekonomik

Gjini nga Mitrovica: Bizneset do të kenë mbështetje konkrete dhe stabilitet ekonomik

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë koordinim të plotë në politikën e jashtme

780 të arrestuar pas trazirave në Francë pas triumfit të PSG-së në Ligën e Kampionëve

Sondazhi izraelit: 32% e popullsisë në nevojë për kujdes mendor pas dy vitesh lufte

Vrasja e palestinezëve është “kënaqësi”: Dëshmi tronditëse nga ushtarët izraelitë në Gaza

Nëntë të vrarë në jug të Libanit ndërsa Izraeli paralajmëron ofensivë në shkallë të gjerë

Nëntë të vrarë në jug të Libanit ndërsa Izraeli paralajmëron ofensivë në shkallë të gjerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën