TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti uron qytetarët për Vitin e Ri 2025, përmend arritjet dhe sfidat e vitit që po lëmë pas

by tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Kurti uron qytetarët për Vitin e Ri 2025, përmend arritjet dhe sfidat e vitit që po lëmë pas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij të fundit për këtë vit, ka përmendur të arriturat e Qeverisë së tij, por edhe sfidat të cilat e kanë përcjellë vendin.

Kurti tha se po e përmbyllim një vit të mbarë,  ku ka përmendur liberalizimin e vizave, heqjen e vizave nga disa vende si dhe njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja dhe Armenia.

Sipas tij këto janë të arritura të mëdha.

“Tani po përmbyllim edhe një vit tjetër. Është vit të cilin e kemi filluar mbarë. Që nga 1 janari i këtij viti, kemi nisur ta shijojmë lirinë që e meritojmë – liberalizimin e vizave. Afërsia që kemi me vendet e Evropës Perëndimore ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë konkrete dhe funksionale. Ne si qeveri, po punojmë që kjo afërsi të përkthehet edhe në të drejta të tjera të prekshme.

Distanca jonë nuk është shkurtuar vetëm me Evropën, por edhe me botën. Pasaporta jonë është më e fuqishme se kurrë më parë. Heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia – janë arritje të mëdha. Ky është një moment i ri për shtetin tonë. Ne renditemi më lart se kurrë më parë në indeksin ndërkombëtar të pasaportave, dhe sipas Indeksit Henley, sivjet jemi ndër 10 pasaportat që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit”, ka thënë ai.

Ai me tej, ka përmendur sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Edhe këtë vit kemi përjetuar një sulm ndaj shtetit tonë. E edhe këtë vit kemi treguar bashkërendim të brendshëm që na ka mundësuar t’i tejkalojmë sulmet. Këto sulme na kujtojnë dy të vërteta: se ka individë dhe grupe me qëllime keqdashëse ndaj nesh, porse vendosmëria jonë gjithmonë e tejkalon dashakeqësinë e grupeve kriminale dhe shteteve që i përkrahin ato. Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë, e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë, e cila është në një trajektore të fuqizimit.

Sa i përket problemeve me energji elektrike, ai ka thënë se nuk është rezultat “i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilën me vite e dekada nuk është investuar sa duhet”.

“Sukseset erdhën me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit. Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë”.

Kurti tha se do të vazhdojnë përpara me më shumë forcë e vendosmëri.

“Gjithashtu, po e forcojmë sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike: me inaugurimin e bursës ALPEX, ankandet për energji diellore dhe të erës, që i kemi bërë sivjet për herë të parë, dhe me projektin Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, investim ky 236.7 milionë dollarë. E mbyllim këtë vit me përkushtimin që sfidat e sivjetme t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara me edhe më shumë forcë e vendosmëri. E ashtu siç filluam mbarë vjet, hyjmë mbarë, së bashku, në këtë ndërrim motmotesh. Gëzuar Viti i Ri 2025, të gjithë juve të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, familjeve dhe më të dashurve tuaj!”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Arrestohen tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Arrestohen tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën