Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka falënderuar pjesëtarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës.
“Qytetarët e komunitetit goran në Kosovë sot festojnë ditën e tyre. Në këtë ditë feste i falënderoj pjestarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës. Si Qeveri angazhohemi çdo ditë që të mbrojmë të drejtat dhe identitetin kulturor të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran.
“Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve goranë të Kosovës!”, tha ai. /teve1.info/