TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti uron Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti uron Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare

Në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim grupin punues për formimin e Njësisë për harmonizim dhe përkthim në Qeverinë e Kosovës.

Shumëgjuhësia është e rëndësishme për multikulturalizmin dhe e ndihmon atë. Tolerancën e zëvendëson me bashkëpunim dhe solidaritet, tha Kryeministri Kurti.

Duke uruar Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, Kryeministri Kurti tha se shumëllojshmëria gjuhësore përveç se element i trashëgimisë së pasur kulturore, është edhe mjet për të arritur mirëkuptim dhe bashkëpunim të shtuar ndërkulturor në shoqërinë tonë.

“Duke vlerësuar arritjet në përdorimin e gjuhëve në Kosovë, u theksua angazhimi dhe përpjekjet e përbashkëta për t‘i adresuar mangësitë që ende ekzistojnë. Në takim u ritheksua rëndësia e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë, si dhe u vlerësua puna dhe hapat e ndërmarrë deri më tani për themelimin e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kjo do të lehtësojë qasjen në informata me interes publik, duke siguruar përkthime cilësore të ligjeve dhe akteve nën-ligjore në gjuhët zyrtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej thuhet se shumëgjuhësia dhe edukimi, u veçuan si thelbësore për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për mësimin rreth kulturës së të tjerëve, si dhe për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve.

“U vlerësua themelimi i Programit Ballkanistik në Universitetin e Prishtinës, ku studentë nga të gjitha komunitetet mund t’i mësojnë gjuhët e popujve të Ballkanit. Në këtë program, të vetmin në rajon, studentë të komuniteteve të ndryshme mësojnë gjuhët e rajonit së bashku, si dhe gjithashtu mësojnë për antropologji, për linguistikë dhe për teoritë e përkthimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe Komisioneri i Gjuhëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenović, si dhe Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, u ritheksua përkushtimi dhe përpjekjet e Qeverisë për të siguruar mbrojtjen e së drejtës për të përdorur gjuhët zyrtare për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të punojnë dhe të arrijnë rezultate bashkërisht.​

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Të drejtat e autorit në Kosovë: ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

Të drejtat e autorit në Kosovë: ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

Fotografitë si dëshmi e krimeve, hapet ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova

Fotografitë si dëshmi e krimeve, hapet ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK mbajnë Kuvendet Zgjedhore

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK mbajnë Kuvendet Zgjedhore

Punime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Daradia”

Punime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Daradia”

Salihaj: Opozita ishte e përgatitur për të mos e përkrahur zgjedhjen e presidentit

Salihaj: Opozita ishte e përgatitur për të mos e përkrahur zgjedhjen e presidentit

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së që mbahej në burgun e Beogradit, familjarët e mirëpresin

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së që mbahej në burgun e Beogradit, familjarët e mirëpresin

Dënim me burgim dhe gjobë për të akzuarin për sulm ndaj KFOR-it

Dënim me burgim dhe gjobë për të akzuarin për sulm ndaj KFOR-it

Hoti: Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje

Hoti: Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën