TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Urime Dita e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të paepur të lirisë!

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Një vit nga sulmi që kishte qëllim aneksimin e veriut, përgjegjësit ende në liri, Serbia e pandëshkuar

Kurti thotë se luftimet e ditës së 30 dhjetor të vitit 1991 mes policisë serbe dhe familjes Jashari shënon fillimin e një kapitulli të ri.

“Ashtu siç në vazhdimësi kujtojmë dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës, sot kujtojmë shokët e tyre të gjallë, luftëtarët e lirisë që jetojnë mes nesh. Sot është Dita e Veteranëve, e gjithë atyre që luftuan me armë në dorë, guxim në zemër dhe vullnet në mendje, për çlirim e bashkim, për të jetësuar Republikën e Kosovës, bashkë me ne. Kjo ditë përkon me 30 dhjetorin e vitit 1991, kur për herë të parë, policia serbe rrethoi shtëpitë e Shaban Jasharit në Prekaz, në kërkim të të birit të tij Ademit, që sapo ishte kthyer prej Shqipërisë pas stërvitjesh ushtarake. Ajo ditë e hënë e para 31 viteve, për Prekazin nisi në ora 05:15 të mëngjesit, me thirrjet e policisë serbe me megafon: “Dorëzohu Adem Jashari”. Por Ademi, bashkë me vëllezërit e tij Rifatin dhe Hamzën, e kishin ndarë mendjen me kohë, të luftonin kundër Serbisë pa kushte, deri në liri a vdekje. Luftimet e asaj dite mes policisë serbe dhe familjes Jashari si dhe shokëve që u erdhën në ndihmë, shënon fillimin e një kapitulli të ri, të një dekade rezistence të armatosur që do të përmbyllej më 1999 me çlirimin e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Krejt në fund, Kurti uroi Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të paepur të lirisë.

“Ky aksion policor i Serbisë pushtuese e okupatore në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, rezultoi me 2 persona të plagosur, 14 familje të bastisura dhe 50 të arrestuar, nga të cilët 27 u mbajtën gjithë ditën. Mes tyre edhe Shaban Jashari, që u mbajt 48 orë në Qendrën e Sigurimit në Mitrovicë, ku u rrah dhe malltretua, siç duket edhe në këto fotografi të shkrepura nga fotoreporteri Ilaz Bylykbashi. Serbia e asaj kohe nuk e dinte dhe as që mund ta ketë parashikuar që Shaban Jashari dhe bijtë e tij, do të vazhdonin të jenë shpirti dhe trupi i asaj lëvizje të armatosur që u quajt Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjer në fund, deri në çlirimin e Kosovës. Urime Dita e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të paepur të lirisë!”, tha Kurti. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

​Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën