Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Sipas njoftimit zyrtar, krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të konferencës, kryeministri do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjinat e saj.
Ndryshe, Konferenca e Sigurisë në Mynih konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme, ku marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt./teve1.info/







