TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti u prit në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për sigurinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti u prit në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për sigurinë

Kryeministri ju falënderua ministrit Heappey për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat: të çlirimit, të rindërtimit, të pavarësimit, të zhvillimit e të demokratizimit.

Sipas komunikatës u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

“Posaçërisht u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë dhe kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e institucioneve profesionale të mbrojtjes, sidomos të akademisë së mbrojtjes Sandhurst për shkollim të karrierës e specialistik”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ngritur e kanë arritur rezultate të larta dhe FSK-ja ka marrë pjesë tri herë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe, duke fituar njëherë medaljen e artë, një herë të argjendtën dhe njëherë të bronztën. Tani janë duke u bërë përgatitjet për pjesëmarrjen e radhës që mbahet në muajin tetor.

Duke biseduar për çështjet e sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus në Ukrainë.

Kryeministri Kurti tha që Republika e Kosovës është rreshtuar përkrah botës demokratike, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e dënuar sulmin dhe duke vendosur masat sanksionuese ndaj Federatës Ruse

Gjithashtu, ai theksoi ndihmën e qeverisë për Ukrainën, ofrimin e strehimit për 5000 refugjatë dhe kushteve të punës për 20 gazetarë ukrainas, katër prej të cilëve tashmë janë vendosur në Kosovë dhe po vazhdojnë të merren me profesionin e tyre. /teve1.info/

Tags: kurtivizita ne Britani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën