Ai theksoi se ky takim do të mbahet gjatë muajit gusht.
“Besoj se është e nevojshme, e mundshme që të takohemi pas këtij takimi, meqenëse po i afrohemi sesionit vjeshtor ndërkohë nuk kemi seancë të Kuvendit, është mirë që të takohemi jo vetëm për këtë çështje, por edhe për shumë të tjera. Andaj mund ta konfirmoj që do të ketë ftesë për takim me liderët opozitarë në një kohë të përshtatshme edhe për ata në muajin gusht”, tha ai në një konferencë për media.
Tutje, Kurti komentoi edhe takimin e djeshëm të emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar me liderët e opozitës.
Sipas tij, Escobarin e kishte marrë malli “edhe për të, edhe për opozitën”.
“E pashë se dje përveç meje edhe zotin Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes Escobarin se si ka shkuar takimi”, shtoi Kurti. /Teve1.info/