TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti thotë se raportet me SHBA-të janë të shkëlqyera

by tëvë1
2 vjet ago
2
A A
Kurti: Fëmijët duhet të jetojnë në një shtet të sigurt që përkujdeset për ta

Kryeministri Albin Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyeshme, derisa theksoi se do të ketë bashkëpunim me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, siç tha ai, përmes institucioneve të shtetit “më parë sesa me kompani apo ndërmjetës”.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk sheh “vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme të cilat nuk janë vetëm në fushën e diplomacisë, janë edhe në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit. Në fushën e mbrojtjes ne po bëjmë gjithnjë e më shumë blerje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi plane të tilla për të ardhmen, të armatimit, po bëjmë trajnime së bashku me ta, po përgatitemi për ‘Defender Europe 25’, ku do të jemi edhe nikoqir jo vetëm pjesëmarrës, ndërkaq në fushën e zhvillimit, sidomos me USAID, dhe e kemi e kemi programin kompakt prej 236.7 milionë dollarësh që na shndërron në vendin me numrin më të madh të baterive akumuluese nga energjia e ripërtritshme për kokë banori në botë. Ndërkaq me presidentin Trump do të bashkëpunojmë, do të komunikojmë, komunikimet tona zhvillohen në mënyrë zyrtare midis institucioneve të shtetit, më parë sesa me kompani ose me ndërmjetësues. E kemi ambasadën e Republikës së Kosovës, e kemi ambasadorin tonë Ilir Dugolli i cili punon ditë e natë me institucionet e shtetit amerikan”, tha Kurti.

Kurti tha se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës.

“Samiti i Uellsit i NATO-s i vitit 2014 ka thënë që duhet 2% e buxhetit për mbrojtje, t’i dedikohet mbrojtjes 2% e brutoproduktit vendor, ne këtë gjë e kemi arritur. Kosova qysh në vitin 2023, lerë më në 2024 dhe tash më 2025, e ka tejkaluar 2% e burtoproduktit vendor për ushtri, kjo ka qenë kërkesa kryesore ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra kërkesa kryesore e presidentit Trump është kalojeni 2 përqindëshin, tash po thuhet që nuk mjafton por nëse nuk mjafton ne do ta arrijmë edhe kuotën e re por unë nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor, aleati i pazëvendësueshme dhe miku special”, shtoi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq për pjesëmarrje në sulmin e Banjskës

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Kulla: Me largimin Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për rajonin tonë

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq për pjesëmarrje në sulmin e Banjskës

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Kulla: Me largimin Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për rajonin tonë

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën