Kurti ka thënë se marrëveshja duhet të përfundojë në mars të vitit 2023.
Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”. Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizmin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit”, ka thënë Kurti në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Kurti foli edhe për çështjen e Asociacionit dhe kërkesën e BE-se dhe SHBA-së për themelimin e tij.
“Pasi të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe, por jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.”
Ai ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor./teve1.info/