TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti thotë se e mbështet pavarësinë e BQK-së dhe profesionalizimin në detyrat e veta

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti paralajmëron sulm të ri të Radojçiqit në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), rreth ndalimit të përdorimit të dinarit në Kosovë, raporton teve1.info

Përmes një deklarate për medie, Kurti ka thënë se zyra e Kryeministrit e mbështet plotësisht pavarësinë e këtij institucioni si dhe profesionalizimin në kryerjen e detyrave të tij.

“Unë e shkruaj këtë deklaratë duke theksuar se Zyra e Kryeministrit mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe profesionalizmin me të cilin ajo kryen detyrat e veta.
Në këtë cilësi, ndihem i obliguar që të mbroj profesionalizmin e trupave publike”, thuhet në komunikatë.

Sipas reagimit të Qeverisë së Kosovës, në fund të vitit të kaluar, Banka Qendrore nxori rregulloren e saj mbi pagesat me paratë e gatshme, derisa sipas tij, rregullimi i mënyrës se si monedhat e huaja operojnë në një vend është, natyrisht, një kompetencë thelbësore e Bankës Qendrore.

“Kjo rregullore nuk e targeton Dinarin e Serbisë. Banka Qendrore ka kërkuar, me të drejtë, që transaksionet joformale që kryhen në Dinarë të Serbisë të formalizohen; prandaj, ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishin qenë të kundërligjshme. Monedha zyrtare e Kosovës është Euro dhe rregullorja vjen thuajse 16 vjet pas deklarimit tonë të pavarësisë. Ky vendim është përgjegjësi themelore e Bankave Qendrore, duke synuar rregullimin e hyrjes së monedhave të huaja brenda territorit. Mungesa e një rregulloreje të tillë mund të rezultojë në shpëlarjen e parasë, financimin e terrorizmit dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme”, thuhet më tej në regaimin e Qeverisë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se pagesat e marra nga serbët e Kosovës janë ende të lejueshme, por do të deponohen në llogaritë e tyre me Euro.

“Natyrisht, posedimi privat i monedhave të huaja mbetet i lejueshëm. Meqenëse Qeveria jonë shpërndan para publike në formë të subvencioneve dhe mjeteve të tjera për mbrojtje sociale, të cilat janë marrë njëkohësisht nga komuniteti serb në llogaritë e tyre bankare në Euro, ka dëshmi të forta se këto llogari bankare kanë përdorim të gjerë. Pothuajse 35% e komunitetit serb në Kosovë marrin pensione nga Qeveria jonë në llogaritë e veta në Euro. Pensionet që marrin nga Serbia mund të transferohen në të njëjtat llogari, si plotësim dhe jo si zëvendësim të skemave ekzistuese të përfitimeve. Përveç degëve bankare zyrtare, ka 15 institucione të tjera financiare ku pensionet nga Serbia mund të ndahen, në mungesë të llogarive bankare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas njoftimit, hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të reja bankare në Euro do të jenë pa pagesë.

“Ndryshimi gjithmonë sjell vështirësi, edhe nëse ndryshimet forcojnë demokracinë. Por një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik. Kjo periudhë ndryshimi bëhet më e vështirë jo përmes zërave të komunitetit serb këtu, por përmes nxitjes së frikësimit, kur ne, në fakt, do të duhej të ushtronim maturi dhe qetësi”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt derisa do të bëhet përpjekje që tranzicioni të jetë sa më i lehët.

“Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzion. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur. Tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë. Është mendimi i të gjithëve që e duan Kosovën, që jemi në progres dhe ka progres për t’u realizuar. Në këtë rrugëtim, veprimet tona gjykohen mbi dy baza: (1) qëllimet dhe (2) shkronja e ligjit. Një veprim që synon të forcojë demokracinë duke zbatuar ligjin, duhet të interpretohet për atë çka është. Ndërsa vendi ynë është duke u rritur në fuqinë e vet demokratike, atij me gjasë do t’i duhen ca përshtatje. Për palët e shumta që janë fuqishëm të investuara në prosperitetin e vendit tonë, të njëjtën e inkurajoj: përshtatjet le të ndodhin, që të arrijmë hapin tjetër, drejt të cilit të gjithë punojmë me zell”, thuhet në regaimin e Qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje e rëndë në Istog, një person plagoset rëndë me sëpatë

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Gaxherri: Shpresoj që dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut të mos rezultojnë të vërteta

Gaxherri: Shpresoj që dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut të mos rezultojnë të vërteta

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje e rëndë në Istog, një person plagoset rëndë me sëpatë

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Gaxherri: Shpresoj që dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut të mos rezultojnë të vërteta

Gaxherri: Shpresoj që dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut të mos rezultojnë të vërteta

Probleme me kodet e fletëvotimeve, hasen sërish në Mitrovicë

Probleme me kodet e fletëvotimeve, hasen sërish në Mitrovicë

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

“DITARI” 11.11.2025

“DITARI” 11.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën