TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti thotë se autostrada e Gjilanit po bëhet

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti thotë se autostrada e Gjilanit po bëhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.

I shoqëruar nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu, nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi bindshëm se autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet.

“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, deklaroi Kurti.

Në komunikatë për media thuhet se Kurti u zotua se do t’i kushtojmë rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës.

Gjithashtu, është bërë e ditur se falënderoi edhe ministrinë, punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë.

“Zëvendësministri shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojmë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përfundimin e autostradës së Gjilanit, projekt ky i cili siç tha kryetari, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Anamoravën por edhe për gjithë vendin tonë, për shkak të lidhjeve dhe korridoreve ndërkombëtare.

Ndërkaq, kryetari Hyseni u shpreh se përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc.

Tags: Alban Hysenialbin kurtiHysen Durmishi
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV fton qytetarët në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

LVV fton qytetarët në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Gruaja kërkon ndihmë në polici pasi u ndoq dhe u sulmua me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari

LVV fton qytetarët në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

LVV fton qytetarët në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Gruaja kërkon ndihmë në polici pasi u ndoq dhe u sulmua me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Një burrë gjendet i vdekur në Gjakovë, policia po heton rastin

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidatët më të votuar nga partitë kryesore

Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron tri pushkë dhe 250 fishekë

Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron tri pushkë dhe 250 fishekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën