TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti thirret të dëshmojë për Milenkoviqin

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Kurti thirret të dëshmojë për Milenkoviqin

Ish-gardiani serb që po akuzohet për torturë ndaj shqiptarëve është deklaruar si i pafajshëm. Derisa avokati i tij po kërkon që të dëshmojë kryeministri, Albin Kurti që sipas tij e di sjelljen ndaj të burgosurve të atij burgu. E nga Instituti Kosovar për Drejtësi thonë se nëse një kërkesë e tillë aprovohet, Kurti është i obliguar të shkojë për të dhënë dëshminë.
Në këto hapësira të burgut të Prishtinës dhe brenda burgut të Lipjanit, ish gardiani, Dragisha Milenkoviq dyshohet që maltretoi të burgosurit shqiptarë duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme.

Pikërisht për këto akuza, ai doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë sërish të martën.

Me këtë rast ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Madje, ai para trupit gjykues u betua në familje që s’e ka prekur me gisht asnjë prej tyre.

E avokati i tij, Dejan Vasiq tha se ka kërkuar që Kryeministri Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar, pasi e njeh të akuzuarin dhe e di sjelljen dhe veprimet e tij ndaj të burgosurve të atij burgu.

Nga Instituti Kosovar për Drejtësi, thonë se nëse Gjykata aprovon një kërkesë të tillë, kryeministri është i obliguar që të dal para gjykatores.

“Në këtë fazë nuk është se është bërë propozimi për dëgjimi ne dëshmitarëve por është përmend si dëshmitar që në të ardhmen mund të propozohet nga Mbrojtja që i njëjti të jetë pjesë e procesit gjyqësor dhe në rast se Gjykata e aprovon një porpozim të tillë të mbrojtjes së të akuzuarit atëherë është i obliguar që kryeministri Kurti të shkojë dhe të japë dëshminë e tij gjithmonë në kuptim të asaj që ti kontribuojë ndriçimit të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarit.”, tha hulumtuesi në IKD, Flamur Kabashi.

Sipas Kabashit, raste të tilla nuk janë hasur në të kaluarën në gjykimet për krime lufte, ku për të dëshmuar pro të akuzuarve janë thirrur krerë institucionesh.

“Nga monitorimi sistematik që IKD i bën Gjykatës në rastet e krimeve të luftës jemi duke monitoruar nuk kemi hasur në raste të tilla kur është propozuar për tu dëgjuar dëshmitar ndonjë nga zyrtarët shtetorërorë të lartë porn ë rastin konkret nëse mbrojtja arrinë të dëshmojë dhe arsyetojë që dëshmitari në këtë rast kryeministri Kurti do ta ndriqojë rastin me dëshminë e tij atëherë Gjykata edhe mund ta aprovojë një kërkesë tëtillë por gjithsesi duhet bërë një herë propozimi duhet propoziji të jetë i arsyetuar kjartë dhe në cilën rrugë do ta ndriqojë dëshmia e Kurtit”, u shpreh Kabashi.

Tëvë1 ka pyet Zyrën e Kryeministrit nëse Kurti do i përgjigjet pozitivisht kësaj ftesë, mirëpo gjatë ditës, nga ekzekutivi nuk i kanë përgjigjur interesimit të televizionit.

Kjo është hera e dytë që avokati, Dejan Vasiq po kërkon që të ftohet për të dhënë dëshminë, kryeministri Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

Sot nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

E mërkura me reshje shiu e vranësira

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën