TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Tensionet në veri u planifikuan në Rashkë e Beograd

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Reformimi i gjyqësorit nën ndikimin e mekanizmave e akterëve aktual nuk është i mundur

Javën e kaluar Kosova u përball sërish me barrikada. Por këtë herë, këto nuk patën jetë të gjatë në veri të vendit.

Krejt këtë strukturat paralele të ndihmuara nga serbët lokalë, e bën për ta kundërshtuar vendimet e qeverisë për targa dhe letërnjoftime.

E plani për këto, sipas kryeministrit të vendit, u gatua në Beograd.

“Prapaskenat e tensioneve të 31 korrikut ishin skenat në Rashkë dhe Beograd ku u mbajtën mbledhjet përgatitore për ato 11[barrikada], plus dy barrikada, që u ngritën në veriun e Kosovës…  Dhe së paku, nëntë barrikada janë ngritur brenda 10 minutave. Bëhet fjalë për një organizim dhe një përgatitje që nuk mund të jetë thjesht qytetare, por është shtetërore”, ka deklaruar Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se këto vendime, nuk do të diskutohen më 18 gusht në Bruksel, kur do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Ndërsa në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tutje ka thënë se nuk do të ketë asociacion sipas kriterit etnik.

Por ka folur për modelet që ditë më parë i përmendi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Modelet, të cilat janë zhvillimore, janë padyshim të nevojshme. Nëse kemi, ta zëmë, komunat e Maleve të Sharrit, ose të Bjeshkëve të Rugovës, ose komunat e Lumit Lepenc, komuna të cilat kanë të bëjnë me veçantinë gjeografike, ekonomike e zhvillimore të komunave, unë jam i interesuar”, është shprehur Kurti.

Shefi i ekzekutivit shtoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, mund të arrihet brenda këtij mandat.
“Brenda këtij mandati ekzistojnë edhe mundësitë, edhe vullneti, edhe interesi për ta realizuar marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në qendër të së cilës ndodhet njohja reciproke”, ka shtuar Kurti.

Në këtë intervistë Kurti ka folur edhe për situatën me energjinë elektrike në vend.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti uron Shqipërinë: Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc

Clark: NATO duhet ta mirëpres Kosovën

Nesër nis dëshmia e Wesley Clark në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Ushtarët amerikanë e letonezë në KFOR mbajnë stërvitje të përbashkëta

​Ushtarët amerikanë e letonezë në KFOR mbajnë stërvitje të përbashkëta

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti uron Shqipërinë: Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc

Anglia fiton “duelin e luksit” në Tiranë

Anglia fiton “duelin e luksit” në Tiranë

Clark: NATO duhet ta mirëpres Kosovën

Nesër nis dëshmia e Wesley Clark në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Italiani Massa drejton ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Italiani Massa drejton ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Trepça starton me fitore në Superligë

Trepça mposht Rahovecin 029

Yakin fton katër shqiptarë te Zvicra

Selektori i Zvicrës pret provokime në Kosovë

KHF Istogu eliminohet nga garat evropiane

KHF Istogu eliminohet nga garat evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën