Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Kovaçevskin kanë folur për sfidat e përbashkëta dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla urova kryeministrin e ri maqedonas, Dimitar Kovačevski. Marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar ai. /tëvë1.info/
With MFA @gervallaschwarz I congratulated Dimitar Kovačevski on his new role as PM of 🇲🇰. Our good neighborly relations are based on mutual respect and shared values. We will work together to overcome common challenges and increase our economic cooperation.#MSC2022. pic.twitter.com/07jGLxXTKC
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022