Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom.
Përmes një postimi në Tëitter ai ka thënë se takimi me diplomatin suedez ishte i mrekullueshëm.
Kurti ka vlerësuar përkrahjen e Suedisë.
“Ishte e mrekullueshme të mirëprite Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze Tobias Billstrom sot. Suedia ka qenë një përkrahëse e madhe dhe konsekuente e Kosovës në shumë faza të zhvillimit të vendit tonë. Ne e vlerësojmë dhe çmojmë thellësisht angazhimin tuaj ndaj demokracisë sonë”, ka shkruar Kurti.