Në komunikatë thuhet se kryeministrja finlandeze shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
“Duke e falënderuar për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).
“U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal”, thuhet tutje./teve1.info./