tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti takoi Ambasadorin Minxhozi

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë së Kosovës, në qendër të këtij takimi ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, rezultatet e së cilës janë edhe nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, dhe për nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.

Në takim u tha se zbatimi i këtyre bashkëpunimeve ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e problematikave të mbartura ndër vite. Si rrjedhojë këto bashkëpunime janë gjithëpërfshirëse pasi prekin kryesisht fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës.

“Në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive, me 26 nëntor 2021 dhe 20 qershor 2022, janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore dhe ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq ndër marrëveshjet e nënshkruara në korrik të vitit 2023, kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi folën për marrëveshjen për lehtësimin e procedurave të kontrollit për produktet me origjinë joshtazore, bashkëpunimin mes palëve për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit, vijimin e bashkëpunimit me fokus lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe marrëveshjen për dhurimin e portalit e-inspection”, thuhet në komunikatë.

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.