Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, raporton teve1.info
Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale, me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.
“Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.
Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.