Kryeministri, Albin Kurti është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.
Kurti tha se me Kallas kanë biseduar për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP.
“Tani në takim me Kryeministrën e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.