TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit duket se ka ndërlidhje me sulmet e Rusisë në Ukrainë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit duket se ka ndërlidhje me sulmet e Rusisë në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin –Potokut të premten në mbrëmje duket se ka ndërlidhje me sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kurti ka thënë se më 28 nëntor Rusia kreu sulme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Në një konferencë për media të dielën, Kurti tha dëshmi për këtë ndërlidhje është se në mesin e pajisjeve dhe armëve të konfiskuara nga policia janë edhe emblema të njësive speciale ruse.

“Qëllim ka qenë që një pjesë e madhe e vendit tonë në dhjetor të mbetet pa ujë, pa energji dhe pa komunikim. Ky sulm duket që ka ndërlidhje me sulmet masive ajrore të federatës ruse kundër Ukrainës, sulme këto që ishin të orientuara pikërisht kundër infrastrukturës të energjisë në Ukrainë”, ka thënë Kurti, raporton teve1.info.

Kurti tha se pasojat nga sulmi i të premtes do të ishin marramendëse nëse do të arrinte qëllimin e tij, ku mijëra qytetarë do të mbeteshin pa furnizim me ujë e energji.

Ai ka thënë se sulmi do të kishte pasoja edhe në ekonomi.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se mbrëmë furnizimi në KEK ka arritur nivel optimal, ndërkohë që Ibër-Lepenci ka arritur të rrisë gradualisht rrjedhën e ujit në kanal.

“Përderisa po flasim të gjitha fabrikat e ujit janë në funksion dhe furnizimi është rikthyer në të gjitha komunat. Rasti i sulmit në kanalin e Ibër Lepencit tregoi qartë që siguria e furnizimit me ujë dhe energji është një komponent jetike e sigurisë kombëtare dhe rrezikimi i këtyre shërbimeve thelbësore rrezikon mirëqenien e qytetarëve, por edhe aktivitetin ekonomik e sigurinë kombëtare”, tha Rizvanolli.

Tags: kurtiRusiasulmi ne iber-lepencUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Franca regjistron rreth 9 mijë vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

Franca regjistron rreth 9 mijë vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën