TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

by Tëvë1
19 minuta ago
0
A A
Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku.

Ai tha se shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.Kurti tha se qasja e Republikës së Kosovës do të jetë mbështetja e qytetarëve të Luginës në forma të ndryshme. Ai përmendi edhe mbështetjen ndaj studentëve, fëmijëve e të tjerëve. Ai theksoi se Kosova po avokon edhe në aspektin ndërkombëtar për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për ne, Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku nuk janë çështje që diskutohen vetëm kur ka krizë. Ato janë çështje të përgjegjësisë politike, institucionale dhe kombëtare. Sepse prej vitesh po përballemi me një model diskriminimi që shfaqet me përfaqësimin e shqiptarëve në polici, gjykata, administratë dhe punësim, me pasivizimin e adresave, përdorimin e gjuhës shqipe dhe qasjen e pabarabartë nga institucionet publike. Por shteti i Serbisë nuk i sheh vetëm statistikat. Ai e sheh edhe gjuhën dhe mënyrën se si shteti reagon shteti. Pikërisht, një javë më parë, kur presidenti i Serbisë, Vuçiq, vizitoi vetëm vendbanime me shumicë serbe në Medvegjë, në Bujanoc dhe në një fshat të Preshevës, duke përdorur gjuhë stigmatizuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve, më pas u dëgjua premtimi i Vuçiqit për punësime nga BIA brenda 48 orë”, tha Kurti..

Sipas tij, ky kontrast është i rëndë. “Kur shqiptari kërkon punësim në institucionet publike, përballen me barriera dhe diskriminim. Kur dikush përdor gjuhë përçmuese ndaj shqiptarëve, ai trajtohet si i përshtatshëm për punësim në institucione të sigurisë. Ky është mesazhi që krijohet nga një klimë e tillë. Kjo mënyra se si shqiptarët e këtyre trevave duhet të trajtohen nga shteti?. Pikërisht për këtë arsye jam këtu sot, jo vetëm për të folur me ju, por për të diskutuar me ju. Qasjen e politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën e kemi ndërtuar mbi tri rrafshe”, tha Kurti.

Rrafshi i parë është që qytetarët që vijnë nga këto treva të jenë sa më të barabartë me qytetarët e Kosovës.

“Kemi punuar në arsim, shëndetësi, licencimin e profesionistëve, specializime, të drejta dhe dokumentacion. Kemi siguruar kujdes shëndetësor për pacientët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Kemi krijuar mundësi për licencimin e profesionistëve shëndetësorë dhe këtë vit kemi bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm. Specialistët nga Lugina janë ndërlidhur me specialistët nga Kosova, ashtu siç kemi bërë më herët edhe me studentët. Juristët nga Lugina, përmes institucioneve përkatëse në Kosovë, kanë pasur mundësi të aplikojnë për provimin e jurisprudencës dhe për ushtrimin e të drejtave të tyre profesionale. Kemi punuar që institucionet përkatëse të mbrojnë qytetarët nga problemet që lidhen me dokumentacionin dhe pasivizimin e adresave. Kemi punuar që bursat nga Ministria e Arsimit të jenë të qasshme për të gjithë studiuesit, pra, synimi ynë është që qytetarët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kur vijnë në Kosovë, të kenë sa më pak barriera dhe sa më shumë barazi”, tha ai.

Pika e dytë, sipas tij, është krijimi i mekanizmave qendrorë që kujdesen për pozitën e shqiptarëve aty ku ata jetojnë.

“Për herë të parë kemi krijuar një linjë të rregullt buxhetore. Mbështetja financiare është rritur në 2 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, në 3 milionë euro në buxhetin e vitit 2024 dhe në 4 milionë euro në buxhetin e vitit 2025, si dhe në vitin 2026. Kemi siguruar tekste shkollore dhe materiale për nxënësit parashkollorë. Në vitin 2022 kemi mbështetur 107 studentë me bursa, ndërsa numri i bursave është rritur vazhdimisht, duke arritur në 756 bursa në vitin e kaluar. Në vitin 2023 kemi filluar edhe mbështetjen me bursa për nxënësit e shkollave të mesme, kemi mbështetur kulturën, trashëgiminë kulturore, sportin, mediat dhe organizatat civile që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta. Në vitin 2025 kemi ndarë 500 mijë euro për bashkëfinancimin e shkollave të muzikës dhe muzeut në Preshevë. Në vitin 2022 kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përmes këtij bashkëpunimi është krijuar një mekanizëm institucional. Për të gjitha këto vendime dhe për këtë bashkëpunim, falënderoj kryetarin e Kuvendit, Enkel Rexhepin”, tha ai.

Kurti foli për avokimin ndërkombëtar. Ai tha se diskriminimi është institucional. Ai është i pranishëm në polici, në gjykata, në pasivizimin e adresave, në parandalimin e përfaqësimit në institucionet publike.

“Për këtë arsye kemi mbështetur avokimin ndërkombëtar në Bruksel, Uashington, Nju Jork, në Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës dhe në qytetet më të rëndësishme evropiane. Sepse diskriminimi që nuk dokumentohet relativizohet. Diskriminimi që nuk ndërkombëtarizohet nglet problem lokal. Ne nuk duam që pozita e shqiptarëve në Serbi të trajtohet si një problem lokal, sepse kjo është çështje e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe përgjegjësisë së një shteti që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dhe kjo është çështje që e kemi diskutuar edhe sot. Kemi dy transfere të bllokuara, një në janar të këtij viti në vlerë prej 304 mijë e 500 eurosh dhe një tjetër në prill të këtij viti në vlerë prej 1 milion e 837 mijë e 501 eurosh, ose më shumë se gjashtëfish i shumës së mëparshme.  Janë 78 projekte që do të zbatohen në fushën e artit dhe kulturës. Janë 23 projekte në sport, 13 projekte për përdorimin e simboleve kombëtare, 7 organizata që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta dhe 15 aplikues të përzgjedhur në fushën e informimit dhe mediave në gjuhën shqipe. Në total bëhet fjalë për 136 projekte dhe organizata të miratuara. Janë gjithashtu 6 aplikime dhe familje të aprovuara për viktimat që kanë humbur prindin”, tha ai.

Kurti tha se bllokimi i mjeteve nuk mund të matet vetëm me vlerën e milionave të eurove. Dhimbja e vërtetë janë vështirësitë me të cilat përballen njerëzit.

Ai tha e fondet duhet të zhbllokohen, llogaria bankare e Këshillit Kombëtar Shqiptar duhet të funksionalizohet, projektet e miratuara duhet të zbatohen, programet duhet të vazhdojnë dhe kjo praktikë nuk duhet të zvarritet.

“Ne po kërkojmë nga Bashkimi Evropian që t’i kërkojë Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, të respektojë standardet evropiane dhe të zgjidhë këto probleme. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë rrugën që shqiptarët të trajtohen më të barabartë me qytetarët e Kosovës kur vijnë këtu. Do të ndërtojmë mekanizma që do të mbështesin jetën e shqiptarëve aty ku ata jetojnë dhe veprojnë çdo ditë. Dhe diskriminimi sistematik ndaj tyre duhet ta dokumentojmë, të ndërkombëtarizojmë”, tha Kurti.

Në takim është diskutuar për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në Sanxhak, si dhe për nevojën e mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional e shoqëror./rtk

Tags: kurtiluginëShqiptaretTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

​Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë

Tërnava: Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit

Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Shkenca shpjegon pse disa e duan gjumin e pasdites

Shkenca shpjegon pse disa e duan gjumin e pasdites

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

​Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh

Tërnava: Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit

Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën