TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: S’është pak që Abdixhiku të bëhej zëvendës i imi e ta kishin kryetarin e Kuvendit

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Kurti: S’është pak që Abdixhiku të bëhej zëvendës i imi e ta kishin kryetarin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për ofertat që ia ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku tha se ia kanë ofruar kryeparlamentarin, e cila më pas ishte refuzuar.

Kurti tha se LDK-ja e ka konsideruar këtë pozitë si ceremoniale, e për të cilën ofertë tha se partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku është dashur ta pranojë e jo ta refuzojë, pasi sipas tij, me 18 deputetë nuk është pak ta marrësh kryetarin e kuvendit.

“Ne ia kemi ofruar LDK-së kryeparlamentarin, gjithashtu kam deklaruar edhe në takime edhe jashtë tyre që ne jemi për president konsensual. Pra, nga tri pozitat e larta shtetërore, VV-ja tashmë ka zbritur në vetëm një, të kryeministrit. Presidenti konsensual, kryeparlamentarin LDK-ja. Pozita e kryetarit të kuvendit është refuzuar nga LDK-ja, është konsideruar ceremoniale. Unë besoj që është dashur që ta marrin atë pozitë. E ndjeka edhe mbrëmë qëndrimin dhe deklaratën publike të mikut tim, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili tha se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje, ta kemi një marrëveshje politike. Nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18, por edhe deformim i rezultatit nuk mund të jetë. Pra, me 18 deputetë ta marrësh kryetarin e kuvendit nuk është pak”,tha Kurti,

Tutje, Kurti tregoi se kur e panë që LDK-ja nuk janë të interesuar për kryetarin e kuvendit, VV-ja e përsëriti ofertën e pranverës, që në rast se presidenti të jetë nga VV-ja, atëherë LDK-së t’i takojnë katër ministri dhe zëvendëskryeministri, ndërsa nëse kandidati për president është konsensual, atëherë LDK-së t’i takojnë tri ministri dhe zëvendëskryeministri.

Kurti tha se oferta për kryeparlamentar për LDK-në dhe për bashkëqeverisje, ku Abdixhiku do të bëhej zëvendës i tij, nuk do të ishte pak për ta.

“Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Me fjalë të tjera, nëse VV-ja do ta kishte kandidatin për president, e që ju e dini se ishte Glauk Konjufca, atëherë LDK-ja ta marr zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. Ndërkaq, nëse kandidati për president është konsensual, ta marr zëvendëskryeministrin dhe tri ministri, sepse VV-ja po heq dorë prej presidentit dhe ta kenë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. A nëse është Glauku, atëherë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. Unë besoj që edhe oferta për kryeparlamentar për LDK-në edhe kjo për bashkëqeverisje ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ta zëmë, bëhet zëvendës i imi në qeveri nuk është pak. Ky nuk është pak edhe nëse rezultati do të ishte edhe më i ngushtë, lëre më që ishte 53 me 18. Tash unë e përshëndes thirrjen e kryetarit Abdixhiku që edhe partitë e tjera të jenë gjithëpërfshirëse për presidente. Dhe me këtë ide, unë mbrëmë i kam shkruar të tre kryetarëve të partive, atij të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin”, tha Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla”, Tahiri lëshon kritika pas formimit të Qeverisë “Kurti 4”

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla”, Tahiri lëshon kritika pas formimit të Qeverisë “Kurti 4”

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami pas votimit të Qeverisë: Pas gjashtë vjetësh, qytetarët nuk të gjykojnë për premtimet, por për rezultatet

Ministri boshnjak paralajmëron Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Kushtetueses

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Kushtetueses

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Haxhiu: Kosova ka nevojë për institucione të forta e funksionale, jo pritje e vonesa të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën