TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Serbia të bëjë kërkesë për marrëveshje që t’i mundësohet komunitetit serb të votojë në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit ta kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë

Kryeministri Albin Kurti, i ka dërguar letër shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, lidhur me mundësinë që komuniteti serb në Kosovë të merr pjesë në zgjedhjet e Serbisë.

Në letrën e Kurtit të cilin e ka siguruar Tëvë 1, thuhet se duhet të ketë marrëveshje të veçantë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kërkesa duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar, bazuar në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në letrën e Kurtit.

Ai ka thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duhet shikuar edhe korniza e re ligjore e “cila është ndërtuar mbi praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare”

“Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë,një marrëveshje e veçantë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë e tillë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtet i barabartë, në përputhje me nenin 2 të Marrëveshjes Themelore të arritur këtë vit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letër.

Qeveria e Kosovës, ka inkurajuar Serbinë që në bazë të këtyre kushteve të negociojë marrëveshjen për këto zgjedhje.

“Me këto kushte, ne inkurajojmë Serbinë që të negociojë një marrëveshje të tillë speciale me Republikën e Kosovës, duke zbatuar në këtë mënyrë edhe një detyrim tjetër të Marrëveshjes Themelore: të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në bazë të të drejtave të barabarta dhe respektimit reciprok të të drejtat e votuesve jashtë vendit”, thuhet në letër.

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi do të mbahet më 17 dhjetor.

Misioni i OSBE’së në Kosovë ka thënë se Beogradi ka kërkuar nga ta që t’i grumbullojnë votat e votuesve serbë që jetojnë në Kosovë. Ky mision ka thënë se e kanë informuar Qeverinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në vitin 2022, kishte ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë e mbledhjes së votave nga OSBE-ja në Kosovë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë deri vitin e kaluar.

Tags: kurtiOSBEZgjedhjet e Serbise ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën