Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve me 23 prill.
Ai është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje.
Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje.
Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast, ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë, shkruan KP
Këto komente Kurti i ka bërë pas vendosjes së gurëthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.