TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Rikthimi i të pagjeturve i vështirë, prandaj kjo temë është prioritet në bisedimet me Serbinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin rus

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se tema e të zhdukurve me dhunë është çështje parimore dhe konkrete, shkruan teve1.info

Ai ka shtuar se rikthimi i të pagjeturve do jetë akt gjithnjë më i vështirë, prandaj, siç thotë ai, kjo çështje ka marrë prioritet në bisedimet me Serbinë.

“Me këtë natyrë të dyfishtë, ajo është tema më e ngutshme mbi të cilën mund të ndërtohet politika e fqinjësive të mira e të sigurta. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se rikthimi i të pagjeturve të mbetur do të jetë akt gjithnjë e më i vështirë. Prandaj kjo çështje ka marrë prioritet në kuadrin e marrëdhënieve dhe bisedimeve me Serbinë. Asnjë vështirësi në zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk mund të krahasohet me ankthin dhe dhimbjen e familjeve. Dhe asnjë vështirësi lidhur me këtë temë nuk mund të anashkalohet për hir të realizimit të marrëveshjeve”, ka shkruar ai. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Në përvjetorin e masakrës së Mejës, në ditën e të zhdukurve me dhunë në Kosovë

Asnjë vonesë dhe asnjë harresë. Sepse, përndryshe, ne vëmë mbi baza të dyshimta çdo të ardhme.

Krimi nuk duhet liberalizuar, as viktima, as i pagjeturi, as i përdhunuari. Sepse, përndryshe, do të relativizohet vetë jeta dhe do të na bëhet e durueshme vrasja, rrëmbimi, përdhunimi.
Andaj raportet edhe marrëveshjet tona kanë dhe duhet të vijojnë të kenë në prioritet temën e të zhdukurve me dhunë. I pagjeturi vendos në shoqërinë tonë dhe në familjarët e tij nga një anë dhimbjen, dhe, nga ana tjetër, shpresën. Do të bëjmë gjithë ç’mundemi për ta kthyer shpresën në besim e në realitet.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka tema të patejkalueshme. Së pari, njeriu dhe jeta nuk mund të jenë temë negociatash. Së dyti, shpëtimi i ndërgjegjes kryhet vetëm nëse vështrojmë dhe vlerësojmë nga këndi i dhimbjes dhe mungesës – vetëm atëherë mund t’i garantojmë vetes dhe të tjerëve një ekzistencë të emancipuar. Nuk mund të anashkalohet plani njerëzor në asnjë prej marrëveshjeve mes shteteve. Nëse shtetet ekzistojnë, ata janë të themeluara prej njerëzve dhe për hir të njerëzve. Tema e të zhdukurve me dhunë është çështja parimore dhe konkrete. Me këtë natyrë të dyfishtë, ajo është tema më e ngutshme mbi të cilën mund të ndërtohet politika e fqinjësive të mira e të sigurta.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se rikthimi i të pagjeturve të mbetur do të jetë akt gjithnjë e më i vështirë. Prandaj kjo çështje ka marrë prioritet në kuadrin e marrëdhënieve dhe bisedimeve me Serbinë. Asnjë vështirësi në zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk mund të krahasohet me ankthin dhe dhimbjen e familjeve. Dhe asnjë vështirësi lidhur me këtë temë nuk mund të anashkalohet për hir të realizimit të marrëveshjeve. Marrëveshjet që fshijnë historinë, nuk janë jetëgjata. Fshirja e historisë, revizionizmi i historisë, e bën të mundshme ripërsëritjen, dhe jo vetëm të mundshme, por edhe më të dhunshme. Po u lejua një gjë e tillë, numri i pengjeve të agresioneve prej shteteve shoviniste, të shndërruar në aparate ushtarake dhe paraushtarake, do të rëndojë edhe më shumë shpirtrat e njerëzve. Pengjet mbi shpirtrat nuk do të lejojnë kurrë të lulëzojë paqja.

Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se i pagjeturi nuk është brengë subjektive, por mungesë objektive. Sipas të dhënave që disponojmë në bazë të një pune për më shumë se dy dekada, na mungojnë ende 1617 persona. Pra, ne na mungojnë ende 1617 prej njerëzve tanë, të familjeve e të vendit tonë. Komisioni ynë dhe organizatat po punojnë. Në fillim të rrëmbyerit ishin pothuaj katër herë më shumë. Gjetja e të pagjeturve të mbetur vështirësohet prej vonesës sonë, por edhe më shumë nga fakti se shoqëria e shtetit fqinj nuk është ende e vetëdijshme për peshën e krimit që është kryer shtetërisht në emër dhe nga anëtarë të saj.

Ne jemi po ashtu të vetëdijshëm se, në kuadrin e sotëm, me agresionin e invazionin rus mbi popullin ukrainas dhe krimet e shumta e të përditshme atje, çdo rezultat pozitiv nga ana jonë në kthimin e të pagjeturve, është rritje e pjekurisë dhe ndërgjegjes së organizmave ndërkombëtarë dhe shoqërisë demokratike mbi tmerrin e agresioneve të pajustifikueshme ushtarake, në emër të fuqisë dhe diktatit. Gjetja është edhe kërcënim për të gjithë dhunuesit e kriminelët, sepse ekziston skena për viktimën. Sepse, falë përvojës së Bosnjës dhe Kosovës, kombet e shtetet e sotme demokratike e dinë mirë se agresionet e paprovokuara kryejnë krime të tmerrshme. Ata e dinë mirë se ç’masë krimi pritet të zbulohet ditë pas dite në territorin e Ukrainës.

Ne jemi të vetëdijshëm se dëshmia e saktë nga ana jonë e tmerreve të luftës, e krimeve kundër njerëzimit, e krimeve të luftës dhe krimit të gjenocidit, është paraqitja e një tjetër horizonti, më i shëndetshëm për shoqërinë njerëzore, për paqen pozitive. Në një mori ditësh të vitit ne përkujtojmë viktimat e masakrave. Sot është dita e përkujtimit të masakrës së Mejës, në të cilën u vranë 376 civilë. Ata u rrethuan që të shfaroseshin, si shqiptarë që ishin në tokën e tyre ku jetonin. Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë. Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë, të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer. Shumë janë zbuluar e nxjerrur prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet.

Sepse nuk kemi për detyrë vetëm qetësimin dhe ngushëllimin e familjeve, popullit e shtetit e kombit tonë, por edhe shërbimin ndaj shoqërisë njerëzore në tërësi. Dëshmia jonë mund ta ndalë sado pak krimin e mundshëm në treva të tjera të rruzullit tonë.

Me dhembje e mall e pikëllim, sot dhe jo vetëm sot, nderojmë martirët e Mejës e të Kosovës!

Tags: albin kurtiÇeshtja e te pagjeturve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj e Zogaj takuan përfaqësuesen e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Zemaj e Zogaj takuan përfaqësuesen e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Prokuroria në Pejë: Mësuesja goditi disa herë në fytyrë fëmijën, dyshohet se kishte dhunë sistematike

Prokuroria në Pejë: Mësuesja goditi disa herë në fytyrë fëmijën, dyshohet se kishte dhunë sistematike

​Përurohet çerdhja në fshatin Godanc të komunës së Shtimes

​Përurohet çerdhja në fshatin Godanc të komunës së Shtimes

Federata Shqiptare e Mundjes sjell në Tiranë Europianin e vitit 2026

Federata Shqiptare e Mundjes sjell në Tiranë Europianin e vitit 2026

Zemaj e Zogaj takuan përfaqësuesen e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Zemaj e Zogaj takuan përfaqësuesen e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Grand Slam-i i vetëm që i reziston teknologjisë, Roland Garros vijon me gjyqtarët e vijës

Grand Slam-i i vetëm që i reziston teknologjisë, Roland Garros vijon me gjyqtarët e vijës

A po i jep fund karrierës? Përgjigjet LeBron James

LeBron James lë të hapur largimin nga Lakers

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Gjermania starton furishëm në Evropian

Gjermania publikon listën për ndeshjet e tetorit

Prokuroria në Pejë: Mësuesja goditi disa herë në fytyrë fëmijën, dyshohet se kishte dhunë sistematike

Prokuroria në Pejë: Mësuesja goditi disa herë në fytyrë fëmijën, dyshohet se kishte dhunë sistematike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën