TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut zgjoi ndërgjegjen kombëtare për mosnënshtrim

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Kurti: Rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut zgjoi ndërgjegjen kombëtare për mosnënshtrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, zëvendëskryeministren në detyrë, Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe në 36-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e sakrificës së Afrimit dhe Fahriut, duke nënvizuar se rënia e tyre kishte zgjuar ndërgjegjen kombëtare dhe kishte sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për luftën për lirinë e Kosovës.

Ai shtoi se veprimet e këtyre dëshmorëve ishin një simbol i paepësisë dhe qëndresës ndaj shtypjes, dhe se ata luftuan deri në vdekje për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

“Para 36 vjetëve, heroikisht, në ballafaqim të drejtpërdrejt me forcat armike të Jugosllavisë e të Serbisë okupatore, ranë Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Ata, që të dy ishin shumë të rinj, por edhe shumë të pjekur. Fahriu ishte 26 vjeç, ndërkaq Afrimi ishte 24 vjeç. Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare në nivele të larta, por gjithashtu edhe sensibilizoi opinionin publik ndërkombëtar se, në Kosovë ka një popull, i cili nuk nënshtrohet dhe, i cili do të rezistojë deri në lirinë për veten e tij. Është tejet interesante se si rënia heroike e Afrimit dhe Fahriut, i ngjanë aq shumë rënies heroike 5 vjet më parë të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës. Fahriu e Afrimi në “Breg të Diellit”, ndërkaq, Rexhepi e Nuhiu në “Kodër të Trimave”. Që të dy, luftuan deri në fund, ndërkaq, me 2 nëntor të vitit 1989 në bllokun e III-të, në hyrjen e III-të, aty ku e kishin bazën e tyre ilegale, Fahriu e Afrimi luftuan për më shumë se 6 orë dhe kjo tregon se çfarë luftëtarësh të paepur kanë qenë ata, e natyrisht që kishin prej kujt të mësonin, prej gjithë atyre heronjve, dëshmorëve, luftëtarëve të rilindjes sonë kombëtare e deri pra te Rexhep Mala e Nuhi Berisha, e në anën tjetër, ata i paraprinë heronjve e dëshmorëve që do të vijnë pas tyre; prej Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me mbi 2 mijë dëshmorë të kombit”, tha Kurti.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të studiuar më tej jetën, veprën dhe kontekstin politik e shoqëror të rënies heroike të Afrimit dhe Fahriut, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për brezat e ardhshëm.

“Ka nevojë që jeta, vepra, rënia, konteksti politik shoqëror i rënies heroike të Afrimit e të Fahriut, të studiohet edhe më shumë nga historianët, sociologët dhe shkencëtarët në Kosovë, sepse liria e brezave të ardhshëm, varet se sa mirë e mësojmë dhe e përvetësojmë jetën edhe veprën e atyre, të cilët bënë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar”, ka theksuar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Dëmtohen pesë vetura nga zjarri i qëllimshëm në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Tentim grabitjeje në Lipjan, viktima arrin të shpëtojë nga hajduti me sëpatë

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Gjakovë

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen tre persona për tentim vrasje ndaj një të mituri në Prishtinë

SHBA-ja kryen sulm hakmarrës ndaj IS-it në Siri

SHBA-ja kryen sulm hakmarrës ndaj IS-it në Siri

Rreth 1.6 milion njerëz do të përballen ende me uri në Gaza

Rreth 1.6 milion njerëz do të përballen ende me uri në Gaza

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Dëmtohen pesë vetura nga zjarri i qëllimshëm në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Tentim grabitjeje në Lipjan, viktima arrin të shpëtojë nga hajduti me sëpatë

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Gjakovë

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen tre persona për tentim vrasje ndaj një të mituri në Prishtinë

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën