TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti refuzoi ftesën e Prokurorisë, Oda Amerikane: Secili akt që pengon proceset gjyqësore duhet të dënohet

nga tëvë1
6 muaj më parë
3
A A
Kurti refuzoi ftesën e Prokurorisë, Oda Amerikane: Secili akt që pengon proceset gjyqësore duhet të dënohet

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se sundimi i ligjit është gurthemeli i qeverisjes demokratike, stabilitetit ekonomik dhe konfidencës së investitorëve.

Ky reagim i tyre ka ardhur pasi kryeministri, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës për t’u paraqitur për intervistim në Prokurori lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Sipas tyre refuzimi i cilitdo individ – pavarësisht pozitës – për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës.

Tutje thuhet se Kodi Penal përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar.

Komunikata e plotë e tyre:

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se sundimi i ligjit është gurthemeli i qeverisjes demokratike, stabilitetit ekonomik dhe konfidencës së investitorëve. Një sistem i fortë dhe i pavarur gjyqësor, i lirë nga ndërhyrja politike, është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimit publik. Zbatimi konsistent dhe i paanshëm i normave juridike jo vetëm që mbron demokracinë, por gjithashtu promovon një mjedis të parashikueshëm afarist, të nevojshëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Respektimi i kornizës ligjore nuk është vetëm obligim kushtetues, por një parakusht themelor për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës në mënyrë eksplicite parasheh që hetimet dhe ndjekjet penale duhet të kryhen në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë para organeve kompetente gjyqësore. Ligji përcakton detyrën e institucioneve dhe zyrtarëve publikë për të bashkëpunuar në plotni në procedurat penale. Çfarëdo pengimi i drejtësisë, duke përfshirë ndërhyrjen në hetime apo mosrespektimin e obligimeve ligjore, përbën shkelje serioze të ligjit si dhe dobëson integritetin e institucioneve të Kosovës.

Gjithashtu, refuzimi i cilitdo individ – pavarësisht pozitës – për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës. Kodi Penal, përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar. Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës.

Një angazhim i palëkundur ndaj sundimit të ligjit është gjithashtu tejet i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja. Investitorët ndërkombëtarë kërkojnë siguri ligjore, stabilitet institucional dhe zbatim të drejtë të kontratave. Perceptimi i ndikimit politik mbi procedurat gjyqësore ose shpërfillja e procedurave ligjore mund të pengojë investimet dhe të kufizojë potencialin ekonomik të Kosovës. Për të nxitur një klimë konkurruese dhe mikpritëse për investitorët, institucionet duhet të garantojnë sigurinë ligjore dhe të demonstrojnë një zotim të qartë për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar transparencën.

Në ndërlidhje me hetimet e Prokurorisë Speciale rreth abuzimit të mundshëm të autoritetit në rastin e rezervave shtetërore, Oda Amerikane u bën thirrje të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë që të respektojnë plotësisht procesin ligjor dhe të bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore. Lufta kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës është një përgjegjësi e përbashkët që kërkon angazhimin e palëkundur të të gjitha degëve të qeverisë, por edhe të sektorit privat dhe të shoqërisë civile.

Progresi i Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit është thelbësor për reputacionin e saj ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin demokratik. Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë hisedarëve politikë që të respektojnë normat ligjore, të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojnë që asnjë individ nuk është mbi ligjin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i vendos tabela të reja përgjatë kufijve Kosovë-Serbi

KFOR-i vendos tabela të reja përgjatë kufijve Kosovë-Serbi

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK kundër dërgimit të Bislimit në Bruksel për dialog: Qeveria në detyrë nuk ka mandat për vendime kaq të rëndësishme

Osmani takon menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, e uroi për pozitën e saj të re

Osmani takon menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, e uroi për pozitën e saj të re

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

KFOR-i vendos tabela të reja përgjatë kufijve Kosovë-Serbi

KFOR-i vendos tabela të reja përgjatë kufijve Kosovë-Serbi

FBI-ja njofton se arma është gjetur, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende i lirë

FBI-ja njofton se arma është gjetur, por autori i vrasjes së Charlie Kirk mbetet ende i lirë

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK kundër dërgimit të Bislimit në Bruksel për dialog: Qeveria në detyrë nuk ka mandat për vendime kaq të rëndësishme

Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam pas sulmit izraelit mbi Katar

Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam pas sulmit izraelit mbi Katar

Osmani takon menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, e uroi për pozitën e saj të re

Osmani takon menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, e uroi për pozitën e saj të re

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Hidhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Hidhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X