TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

by Tëvë1
36 minuta ago
0
A A
Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjskë ishte një përpjekje e mbështetur nga Serbia për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kreu i qeverisë, në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë gjatë sulmit të një grupi paramilitar serb, u shpreh se për një kohë të gjatë veriu ishte përshkruar si zonë e pakontrolluar dhe vatër e krimit të organizuar.

“Në vazhdimësi e për shumë vite është shkruar dhe përfolur për veriun e Kosovës si vatër destabilizimi, tokë e askujt, zonë e pakontrolluar ku lulëzon krimi i organizuar, strukturat paralele dhe grupet kriminale. Vargmalet dhe territori i vështirë e i thepisur ishin shndërruar në hapësira lehtë të qasshme për kontrabandim armësh e mallrash, aktivitete ilegale të llojllojshme e hyrje-dalje të figurave kriminale. Ekzistonte një pajtim në heshtje se në veriun e Kosovës mund të jetohej dhe përfitohej jashtë orbitës së sundimit të ligjit dhe rendit demokratik. Kjo situatë e papranueshme dhe alarmuese duhej të ndryshonte medoemos. Ndryshimi në kalimin nga anomalia në normalitet, u përball me mobilizim të strukturave e grupeve kriminale të dirigjuara dhe organizuara nga Beogradi zyrtar. Serbia dështoi disa herë të ruante ndikimin e saj të madh në veriun e shtetit tonë. Nuk funksionuan as barrikadat, as sulmet e përsëritura ndaj institucioneve tona dhe KFOR-it, as dorëheqjet kolektive të orkestruara, as kërcënimet me aeroplanë MIG e ushtri të stacionuar afër kufirit, me baza të përparme ushtarake e të xhandarmërisë dhe nivel të lartë të tyre të gatishmërisë për sulm. Serbia e kuptoi se tashmë e ka humbur kontrollin dhe është eliminuar prania e aftësia e strukturave të saj brenda territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Kurti iu referua agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si sulm paramilitar të mbështetur, financuar, trajnuar dhe instruktuar nga Serbia.

“Në këtë situatë të re, synuan të imitojnë përsëri një tjetër metodë hibride të Rusisë: aneksimin e territorit. Sulmi paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë tri vite më parë, u bë nga një grup terroristësh të mbështetur e financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë, udhëhequr nga Millan Radoiçiq. Të veshur me uniforma taktike ushtarake e të pajisur me armatim të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, atë mëngjes, hasën në një patrullë policore të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës i sulmuan. Duke e aktivizuar një minë me kabllo nga distanca, terroristët serbë e vranë Rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosën zyrtarin policor Alban Rashiti”, theksoi Kurti.

Kurti tha se, tri vjet pas sulmit, kryeterroristi Millan Radoiçiq dhe pjesëtarë të tjerë të grupit vazhdojnë të jenë në Serbi dhe kërkoi që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë.

“Tre vite nga sulmi i Banjskës, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, vazhdojnë të strehohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofron mbrojtje dhe shërbime. Ata duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë dhe të gjykohen për sulmin me përmasa ushtarake të organizuar ndaj shtetit tonë dhe vrasjen e Afrim Bunjakut. Ne nuk do të ndalemi derisa të ketë drejtësi. Afrimi, heroi ynë, i doli në ballë terroristëve të këtij agresioni shtetëror e sulmi kriminal. Ai u vra duke mbrojtur shtetin dhe paqen. Rënia e tij në krye të detyrës, e skalit si figurë të ruajtjes së sovranitetit shtetëror e integritetit territorial, rendit publik e sundimit të ligjit. Falë sakrificës dhe aktit heroik të Afrim Bunjakut, nuk u ndal rruga e drejtë e shtrirjes së sovranitet në 17% të territorit të vendit tonë. Pas neutralizimit të sulmit të grupit paramilitar serb, për herë të parë nisi funksionimi i plotë i shtetit dhe të gjitha institucioneve të tij në veri të vendit. Pasoi arritja e shumë sukseseve dhe fitoreve në këtë trevjeçar në funksion të sundimit të ligjit dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

“Këndi i Debatit” 24.09.2027

“Këndi i Debatit” 24.09.2027

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën