Sipas njoftimit të Qeverisë në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal.
“Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin. Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.