TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt, ndërsa duke i uruar suksese në të gjitha angazhimet e tij, kryeministri i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.

Ndërsa, deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara si dhe shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.

Kurti po ashtu, foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar.

“Ai përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 ‘Vit i personave me Aftësi te Kufizuara’. Teksa theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, ai veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh. Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që ipen falas nga lista esenciale”.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veҫantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paraolimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.

“Lidhur me planet për të ardhmen, u theksua angazhimi i Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për hartimin e Strategjisë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar për 2024-2029”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​AAK-ja i bashkohet PDK-së, deputetët do të qëndrojnë në sallën plenare

​AAK-ja i bashkohet PDK-së, deputetët do të qëndrojnë në sallën plenare

PDK i kërkon Deharit hapjen e Kuvendit: Rikthejeni rendin kushtetues

PDK i kërkon Deharit hapjen e Kuvendit: Rikthejeni rendin kushtetues

Tahiri: Pushteti po shkel rendin kushtetues, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja

Tahiri: Pushteti po shkel rendin kushtetues, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja

AVONET dhe 13 organizata kërkojnë ndërhyrjen e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një e mitur në Pejë

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngritën 43 aktakuza brenda 24 orëve

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor në Jarinjë, arrestohet shtetasi i Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën