TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti pritet ta përfundojë në tërësi mandatin, skepticizëm për zgjedhje në vjeshtë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Kurti pritet ta përfundojë në tërësi mandatin, skepticizëm për zgjedhje në vjeshtë

Qeveria e Kosovës pritet të përfundojë në tërësi mandatin deri në shkurt të vitit 2025, pas dështimit për të arritur një konsensus me partitë opozitare për shpërndarje të Kuvendit.

Megjithëse kryeministri, Albin Kurti ka shprehur preferencën që zgjedhjet të mbahet në vjeshtë, kjo gjë po shihet e pamundur nga analistët politikë.

Sipas tyre, Ligji për Zgjedhje të Përgjithshme parasheh që zgjedhjet e rregullta të mbahet jo më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit, ndërkaq konsiderojnë se për zgjedhje të parakohshme nuk pritet të ketë vullnet opozita, pas dështimit të mbajtjes së tyre në qershor.

Megjithatë, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje tregojnë gatishmërinë për zgjedhje kurdo që paraqitet mundësia brenda këtij viti.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, thotë se kurdo që ka pajtim ndërmjet partive opozitare janë të gatshëm për zgjedhje.

“Ne kemi thënë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja kurdo që paraqitet mundësia. Kurdo që ka pajtim ndërmjet partive opozitare, ne e kemi thënë kohë më parë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Opozita nuk është e gatshme dhe janë tërheq prej kërkesave të tyre që i kanë pasur se tri vite”, thotë ajo.

Mirëpo, skeptik për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë apo qofshin ato të rregullta është analisti politik, Artan Muhaxhiri.

Ai thotë për KP thotë se nuk ekziston ndonjë momentum opozitarë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në vjeshtë.

Sipas tij, opozita është e përçarë për t’ia ndërprerë Kurtit mandatin, ndërkaq thotë se në bazë të legjislacionit, do të jetë e pamundur që zgjedhjet e rregullta të mbahen në vjeshtë.

“Nuk ekziston ndonjë momentum opozitarë i cili do të nxiste kryeministrin Kurti për zgjedhje të parakohshme. Ai është konfort në pozicionin e tij dhe nuk ka ndonjë rrezikim, pasi opozita është e përçarë dhe ka dallime të mëdha. Më shumë duket ndonjëherë se ka dallime më të mëdha opozita ndërmjet veti sesa në raport me kryeministrin Kurti dhe LVV-në. Duket se ishte vetëm një manovër për një plan eventual në të ardhmen, pra takimi mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Do të jetë zhgënjyese sepse në këta muaj të mbetur nuk do të ketë mundësi për zhvillime kualitative. Kosova është nën sanksione, dialogu nuk pritet të vazhdojë. Njëjtë edhe raporti i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës nuk ka asnjë indikacion se do të ndryshojë pozitivisht”, deklaron Muhaxhiri.

Po ashtu, edhe analisti, Arbnor Sadiku, thotë se Qeveria Kurti do të jetë ekzekutivi i parë që përfundon mandatin e saj deri në fund.

Madje, ai parasheh që partia në pushtet, LVV të përafrohet me PDK-në, në një koalicion të ardhshëm qeveritar.

“Gjasat janë që të kemi zgjedhje të rregullta dhe natyrisht konsensusi do të jetë ndërmjet partive politike. Në zgjedhjet e radhës si duket LVV-ja, do të duhej të jetë në koalicion qoftë me PDK-në dhe LDK-në për të arritur zgjidhjen e presidentit në pako. Si kemi pa aktivitetet e fundit afërsia ka qenë me PDK-në dhe gatishmëria ka qenë më e madhe për shkak të problemeve të brendshme që i ka PDK-ja. Kurse LDK-ja si duket është e vendosur që të jetë edhe një mandat në opozitë dhe të mundohet të ruaj Prishtinën me çdo kusht. Kurse sa i përket AAK-së, ata nuk kanë qenë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje se nuk kanë pasur asnjë premtim nga LVV-ja që do të marrin në koalicion”, theksoi ai.

Gjatë kësaj jave, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bëri të ditur se sipas tyre është ezauruar mundësia për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të shpërndarjes së Kuvendit brenda muajit maj.

Kundër shpërndarjes së Kuvendit janë deklaruar në LDK dhe AAK. Ata kërkojnë dorëheqjen apo shkarkimin e kryeministrit Kurti dhe më pastaj vetë-dorëheqjen e deputetëve.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje te parakohshme brenda këtij viti, por vetëm përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Tags: artan muhaxhiriFitore PaolliQeveria Kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në vend

Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në vend

Osmani i kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe shpëlarje të parave në vlerë mbi 6 milionë euro

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe shpëlarje të parave në vlerë mbi 6 milionë euro

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

Të paktën 25 persona të vdekur nga një incident në një kishë në Etiopi

​Erion Veliaj mbetet në burg

​Erion Veliaj mbetet në burg

Aksidentohet autoambulanca e Spitalit të Pejës gjatë transferimit të pacientit për në QKUK, lëndohet stafi mjekësor

Aksidentohet autoambulanca e Spitalit të Pejës gjatë transferimit të pacientit për në QKUK, lëndohet stafi mjekësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën