Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren e Departamentit të Shtetit, Elizabeth M. Allen.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen”, thuhet në njoftim nga zyra e kryeministrit.