TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren holandeze Karin Boven

by teve1
2 javë ago
0
A A
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren holandeze Karin Boven

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven, të cilën e ka falënderuar për kontributin dhe shërbimin e saj në vend.

Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e ambasadores Boven në fushën e barazisë gjinore dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Sipas Kurtit, Kosova e konsideron të rëndësishme mbështetjen e Holandës për avancimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për proceset integruese në përgjithësi.

“Që kur nisi detyrën në gusht të vitit 2024, kam vetëm përshtypje dhe kujtime të mira nga takimet dhe komunikimet me ambasadoren e Holandës, Karin Boven”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar edhe mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, drejtësinë, energjinë dhe bujqësinë.

Në fokus ka qenë edhe bashkëpunimi në kulturë.

Kurti ka njoftuar se së shpejti në Kosovë pritet të prezantohet ekspozita virtuale e veprave të piktorit holandez Vincent van Gogh.

Kryeministri në detyrë ka përmendur gjithashtu konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, të cilat pritet të zhvillohen gjatë këtij muaji.

Sipas tij, përmes këtij forumi synohet zgjerimi i bashkërendimit strategjik.

Në fund të takimit, Kurti i ka uruar ambasadores Karin Boven suksese në angazhimet e saj të ardhshme, duke theksuar se ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua e vdekur dhe një person i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Ndërron jetë një person në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Dy persona dyshohen për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë, njëri arrestohet, tjetri në kërkim policor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën