Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në një takim lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, Lars Gunnar Wigermark, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, thuhet se Kurti ka falënderuar Wigermark për bashkëpunimin, angazhimin, rolin dhe kontributin e tij.
“I uroj suksese të mëtejme në angazhimet e përgjegjësitë e radhës”, thuhet tutje në komunikatë./teve1.info/.