Kurti ka thënë se kërkesa për vizitën e Bërnabiq në veri të Kosovës, ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë për vizitën e Besnik Bislimit në Luginën e Preshevës, shkruan teve1.info
“Shpresojë që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi, po ashtu pres që zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, ka thënë Kurti.