TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti premton reforma të thella para komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti premton reforma të thella para komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi

Sipas një komunikate për medie, gjatë këtij takimi janë evidentuar rezultatet e para të punës së Komisionit, si dhe të angazhimit të shtuar të anëtarëve të tij.

“Kryeministri Kurti, në fjalën e tij hyrëse, theksoi dy udhëzimet administrative që janë miratuar që nga themelimi i Komisionit. Udhëzimi i parë, për Licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj, synon të lehtësojë ardhjen e profesionistëve shëndetësorë të mërgatës dhe të huaj, për të plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Ndërsa, udhëzimi i dytë, për Thjeshtimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale, që nuk kanë paralele të autorizuara në Republikën e Kosovës, do të sigurojë që barnat pa garanci të cilësisë nuk do të mund të futen në konkurrencë për tenderë të shpallur nga institucione publike shëndetësore”,thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, lidhur me udhëzimin e parë, u.d. ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, foli për hapat e ndërmarrë për të siguruar ardhjen sa më të shpejtë të profesionistëve shëndetësorë nga jashtë vendit.

“Menjëherë pas hyrjes në fuqi të udhëzimit, Ministria e Shëndetësisë ka emëruar Bordin për licencimin e profesionistëve të huaj, i cili ka hartuar dhe miratuar një rregullore të re të punës.

Po ashtu, Ministria, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, ka nisur përpilimin e nevojave specifike të institucioneve publike. Falë këtyre veprimeve të shpejta, pritet që gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm të vijnë profesionistët e parë nga mërgata dhe ata të huaj në kuadër të kësaj iniciative”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se hapat e ndërmarrë deri tani, përbëjnë vetëm një pjesë në rrugëtimin drejt reformave të thella në sektorin e shëndetësisë.

Sipas kounikatës, Kurti e ka falënderuar ish ministrin, dr. Rifat Latifi, për shërbimin gjatë 10 muajve në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe ushtruesen e detyrës së ministrit, dr. Dafina Gexha Bunjaku, për gatishmërinë e saj për të udhëhequr këtë dikaster të rëndësishëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Diplomatët më të lartë nga vendet e G7 takohen në Kanada

Diplomatët më të lartë nga vendet e G7 takohen në Kanada

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Bashkimi debuton sonte në FIBA Europe Cup, përballet me Cibonën

Bashkimi përballet me Reggianan sonte në Prizren

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Trepça sonte kundër PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Trepça në Gjermani ndaj Braunschweigut

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën